9.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

ZYRTARE: Anulohet sezoni edhe në Argjentinë

Për shkak të koronavirusit, Argjentina ka vendosur të pezullojë përfundimisht të gjitha kampionatet e futbollit.

Lajmin për ndërprerjen përfundimtare të kampionateve përfshirë edhe Superligën e zbuloi presidenti i federatës argjentinase të futbollit Claudio Tapia.

“Të gjitha kampionatet do të ndërpriten” tha Tapia dhe gjithçka do të zyrtarizohet ditën e martë nga komiteti ekzekutiv i cili do të mblidhet nëpërmjet video-konferencës.

“Do të kthehemi në fushë vetëm atëherë kur autoritetet sanitare do të japin dritën jeshile. Në fakt do të luhet kur të jetë momenti i duhur”, deklaroi Claudio Tapia gjatë një intervistë për Tnt Sports.

Në mbledhjen e të martës të komitetit ekzekutiv do të vendoset dhe se cilat skuadra do të kualifikohen në Copa Libertadores ndërsa nuk do të ketë ekipe që do të zbresin nga kategoria.

Më Shumë

KosInvest hapi sot zyrën e re në Suharekë

Financim për fermerët dhe bizneset lokale KosInvest, institucion mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe pjesë e rrjetit ndërkombëtar VisionFund International, që operon në...

Latifi përkujton 49 martirët e Brestocit në 27-vjetorin e rënies

Kryetari i Komunë së Rahovecit Smajl Latifi ka kujtuar rënien e 49 martirëve në Brestoc. Latifi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin...

Lajmet e Fundit