12.7 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Zyrtare: Barcelona nënshkruan kontratë me mbrojtësin brazilian

Barcelona ka nënshkruar kontratë me mbrojtësin anësor të skuadrës së Real Betis, Emerson Royal.

Klubi katalan do të paguajë nëntë milionë euro për shërbimet e futbollistit brazilian, gjithashtu Betisi do të përfitojë 20 për qind të vlerës së kartonit të tij, në rast se Barcelona vendos që ta shes në të ardhmen.

Emerson u ble në vitin 2019 nga Barcelona dhe Betis, të cilët paguan nga gjashtë milion euro secila, për ta transferuar futbollistin nga skuadra braziliane Atletico Miniero.

Palët kishin rënë dakord që Emerson Royal do të qëndronte te Betisi deri në vitin 2021, që më pas t’i bashkohej Barcelonës.

Pra, Emerson do të jetë transferimi i tretë i Barcelonës për sezonin 2021/22, pas Agueros dhe Wijnaldum.

Ndërsa kujtojmë që Emerson është ftuar edhe nga Kombëtarja e Brazilit, në “Copa America”, i cili do të zërë vendin e Dani Alves.

 

/Albanianpost.com

Më Shumë

Gjendet mjet shpërthyes në një oborr në Rahovec

Një person në Rahovec ka njoftuar policin se ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes teksa po pastronte oborrin e shtëpisë së tij. Sipas...

Superliga në aksion me super ndeshje

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet në aksion me shumë ndeshje interesante. Derbi i kësaj jave zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër të basketbollit të...

Lajmet e Fundit