10.9 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

ZYRTARE: Guardiolës i vjen mbrojtësi i munguar

Manchester City ka zyrtarizuar një tjetër goditje në merkato. Pas afrimit të Ferran Torres nga Valecia, klubi anglez ka siguruar edhe shërbimet e Nathan Ake. 40 milion paund u paguan në arkat e Bournemouth për mbrojtësin holandez, i cili ka firmosur një kontratë 5-vjeçare.

25-vjeçari është një prodhim i Feyenoord dhe më parë ka provuar të luajë me Chelsea. Ake numëron 11 ndeshje të zhvilluara dhe një gol të shënuar me kombëtaren holandeze. “Është një ëndërr për mua të bëhem pjesë e Manchester City. Ky është një klub i madh, i mbushur me lojtarë të klasit botëror.

Guardiola është një trajner i admiruar në mbarë botën. Sukseset që ka arritur janë të pabesueshme dhe më pëlqen shumë stili i tij i futbollit. Jam gati të luftoj për të zënë një post titullari“, u shpreh qendërmbrojtësi pasi firmosi kontratën.

Manchester City confirm €45m capture of Nathan Ake from ...

Më Shumë

Nxehen gjakrat në Kijevë të Malishevës, burri godet xhamin e veturës pasi fjaloset me një person

Një burrë është arrestuar në Kijevë të Malishevës, i cili dyshohet se pas një fjalosje në komunikacion, ka dëmtuar xhamin e veturës së viktimës. Rastin...

25 vjet nga vrasja e komandant Drinit, apel për drejtësi nga kryeministri Kurti

Zyrtarë të lartë të pushtetit qendror dhe të atij komunal kanë nderuar Ekrem Rexhën – Komandant Drinin në 25-vjetorin e vrasjes së tij. Kryeministri në...

Lajmet e Fundit