4.4 C
Prizren
E diel, 18 Janar, 2026

Prokuroria e Prizrenit mban ligjërata në shkolla kundër dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht prokuroret/koordinatore për rastet e dhunës në familje, Mehreme Hoxha dhe Elfete Purova, kanë realizuar ligjërata vetëdijesuese në shkollën IAAP “Ymer Prizreni” dhe në shkollën SHFMU “Mati Logoreci” në Prizren. Këto ligjërata janë mbajtur në kuadër të fushatës vetëdijësuese “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”.

Mund të jetë një imazh i ?një ose më shumë persona dhe ?teksti që thotë "?BiCredit ?????? ??? Shijo Festat e Fundvitit! Realizo planet e fundvitit me një klik. www.bicredit-ks.com?"??

Nxënësve iu ligjërua rreth konceptit të marrëdhënieve familjare, formave të dhunës në familje, aspektet penale të dhunës në familje, viktimat e ndjeshme, si dhe rolin e institucioneve shtetërore në luftimin e këtyre veprave penale. Ata u informuan gjithashtu, për ndihmën juridike që mund t’u ofrohet nga Qendra për Ndihmë Juridike, për rolin e mbrojtësve të viktimave, strehimoren etj.

Mund të jetë një imazh i teksti

Më tutje, nxënësit u njoftuan edhe për sanksionet ligjore që parashihen sipas ligjit për personat që kryejnë vepra penale të dhunës në familje, si dhe veprave tjera penale në kuadër të dhunës në familje.

Këto ligjërata kishin për qëllim forcimin e kapaciteteve të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme për të identifikuar dhe raportuar dhunën në familje si dhe dhunën në baza gjinore.Ligjëratat ishin interaktive dhe nxënësit shprehën interesim të madh gjatë ligjërimit, duke parashtruar pyetje të ndryshme për diskutim.

Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj edhe më tej t’i trajtoj me prioritet rastet e dhunës në familje, dhe do të vazhdoj të mbajë ligjërata të tilla, me qëllim të vetëdijesimit dhe të parandalimit të veprave penale të dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore.

 

Më Shumë

Vjedhja e votave në Prizren, një ministër i Albin Kurtit rrezikon ta humbasë mandatin e deputetit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve për ato vendvotime për të cilat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka...

Zhduket një burrë në Prizren

Një burrë raportohet se është zhdukur në rrugën “Gjin Muzaka” në Prizren që nga 28 dhjetori i vitit të kaluar. Sipas informacioneve të Policisë në...

Lajmet e Fundit