Driton Selmanaj tërhiqet nga posti i asamblistit në Prizren

Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar sot zëvendësimin e tre asamblistëve në komunat Prizren, Ranillug dhe Partesh.

Ndër ta është edhe ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj, i cili ka hequr dorë nga ulësja e tij në Kuvendin Komunal. Atë do ta zëvendësojë Astrit Temaj, po ashtu nga radhët e LDK-së.

Krahas këtij vendimi, KQZ ka aprovuar edhe zëvendësimin e dy anëtarëve nga komuniteti serb në Ranillug dhe Partesh, vendime për të cilat përfaqësuesit e LVV-së votuan kundër.

“Kemi pranuar kërkesat për zëvendësim në tri komuna dhe pas shqyrtimit të materialeve, është konstatuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore,” tha Sami Hamiti, kryesues i Këshillit të KQZ-së për çështje ligjore. Ai njoftoi se në Ranillug, Millosh Padiq zëvendëson Danja Antiqin, ndërsa në Partesh, Daniel Zhivkoviq merr vendin e Dragan Petkoviqit.

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Dogana zbulon dy raste të substancave narkotike në Vërmicë

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë realizuar dy raste të suksesshme të zbulimit të substancave narkotike gjatë kontrollit...

Lajmet e Fundit