Bashkimi ndalet në Gjakovë, pëson humbjen e parë të sezonit nga Vëllaznimi

Bashkimi ka pësuar humbjen e parë në këtë edicion të Superligës, duke u mundur nga Vëllaznimi me rezultat 74:70 në një sfidë tejet të luftuar të zhvilluar në Gjakovë, raporton PrizrenPress.

Edhe pse portokallezinjtë hynë në ndeshje si favoritë absolutë, me 7 fitore radhazi dhe pa asnjë disfatë deri më tani, përballja në parketin gjakovar rezultoi shumë më e vështirë se sa pritej.

Vendasit e Vëllaznimit, të cilët kishin vetëm një fitore në shtatë ndeshje, treguan karakter dhe energji të lartë, duke iu kundërpërgjigjur çdo tentative të Bashkimit për të marrë kontrollin e ndeshjes. Ky duel ishte një hakmarrje sportive për kuqezinjtë, pas humbjes së thellë 69:106 në takimin e parë në Prizren.

Portokallezinjtë mbeten ende në krye të tabelës, por kjo humbje shërben si sinjal për rritje të kujdesit dhe konsolidim të lojës në ndeshjet e ardhshme./PrizrenPress.com/

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Vedat Muriqi mbërrin në Stamboll, pritet nga tifozët e Fenerbahçes

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, para pak çastesh ka mbërritur në Stamboll, pasi ka kompletuar rikthimin e tij në ekipin Fenerbahçe. Gjatë ditës,...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit