13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Zyrtarë të Shqipërisë marrin mjekimin anti-COVID në Prizren, mjeku Avdaj tregon detajet

Afrim Avdaj, drejtor i Spitalit Rajonal të Prizrenit tha se janë 13 pacientë pozitivë me COVID-19 të Qarkut të Kukësit, të cilët po marrin mjekim në spitalin që ai drejton.

Mjeku tregoi për Euronews Albania se 14 pacientë nga veriu i Shqipërsë e deri në Lezhë kanë marrë shërbime të rregullta të hemodializës në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

“Vetëm për pacientë që ndërlidhen me COVIDIN kemi trajtuar 75 pacientë ndër ta edhe zyrtarë të institucioneve të Republikës së Shqipërisë”, ka thënë ai.

Sipas mjekut vetëm në tri ditët e fundit kanë shkuar të shëruar në shtëpi 9 pacientë nga Shqipëria, njëri prej tyre zyrtar i Kukësit dhe ndërkohë një tjetër zyrtar është në trajtim e sipër.

Afrim Avdaj sqaroi gjithashtu se pacientët që nuk janë të rekomanduar, paguajnë një shifër në bazë të rregullores në fuqi dhe më pas çdo shërbim që realizohet brenda spitalit nuk ka pagesa shtesë vetëm nëse për një patologji të caktuar mund të mungojë medikamenti.

“Vetëm para tri ditësh kishim 22 të shtruar në spital, ndërsa aktualisht gjithsej në spitalin tonë janë të shtruar 85 pacientë, prej tyre dhjetë në reanimacion dhe nga ta një është në intubim,” sqaroi Avdaj.

Siç u shpreh Avdaj çdo qytetar i veriut të Shqipërisë dhe jo vetëm veriut, trajtohet njësoj si një qytetar i Republikës së Kosovës.

Më Shumë

Shkolla ‘Bajram Curri’ në Romajë të Hasit, drejt një fushe sportive të re

Shkolla fillore “Bajram Curri” në Romajë të Hasit, shumë shpejt do të bëhet me fushë të sportit. Drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit...

“Gjekovë” huqja drejtshkrimore në tabelë te hyrja e Prizrenit

Në hyrje të Prizrenit kanë gabuar në drejtshkrim në tabelë ku shkruan Gjekovë në vend të Gjakovës Ndërsa ajo në gjuhën serbe është shkruar si...

Lajmet e Fundit