5.5 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Zyrtare: Visar Ymeri kryetar i Vetëvendosjes

Visar Ymeri kryetar i VV(E plotesuar) Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, ashtu siç kishte paralajmëruar, shpalli sot rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të brendshme për kryetar të saj, si dhe rezultatet për ndryshimin statutor.

Në emër të Komisionit të Përgjithshëm Zgjedhor, Hysen Durmishi shpalli se:

Rezultati për ndryshimin statutor, i cili i jep kompetencë Këshillit të Përgjithshëm që të vendosë për koalicionet në nivel lokal është:

Për: 87.57%, kundër: 9.07%, abstenim: 3.00% dhe të pavlefshme: 0.35%.

Sipas këtij rezultati miratohet ndryshimi i statutit.

Ndërkaq, rezultati zyrtar i zgjedhjeve për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje është:

Për: 96.42%, kundër: 1.88% , abstenim: 1.32% dhe të pavlefshme: 0.37%.

Në bazë të këtij rezultati, Visar Ymeri u shpall zyrtarisht kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

VV sot publikon rezultatet për kryetar

Lëvizja Vetëvendosje sot shpallë rezultatet e zgjedhjeve për kryetar të kësaj Lëvizje.

Zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje janë mbajtur më 21 dhe 22 shkurt në 200 vendvotime të hapura anembanë Kosovës si dhe në 6 shtete të Evropës.

Kandidati i vetëm për të marrë timonin e Lëvizjes që deri më tani është drejtuar nga Albin Kurti, është Visar Ymeri.Nga kjo lëvizje, zgjedhjet e brendshme vlerësohen të lira, të ndershme dhe demokratike.

Më Shumë

Fatmir Limaj në PDK? Hamza paralajmëron risi në listë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur sot për mundësinë që Fatmir Limaj të kthehet në partinë e tij. Hamza në përgjigje para gazetarëve nuk...

ESNAF feston 32 vite në Prizren

Shoqata e Biznesmenëve dhe Zejtarëve “ESNAF” në Prizren ka shënuar 32-vjetorin e themelimit të saj me një ceremoni solemne dhe festive, duke përkujtuar rrugëtimin...

Lajmet e Fundit