AAK drejt zgjedhjeve të brendshme

Ramush Haradinaj 1Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot mban Kuvendin Punues, në të cilin do të diskutohen dhe votohen ndryshimet statutare.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është në fazën finale të përmbylljes së procesi të brendshëm zgjedhor.

Shpallja e zgjedhjeve të brendshme në AAK do të zhvillohet në kuadër të një procesi të gjithmbarshëm të reformave dhe konsolidimit të AAK-së, si parti që synon ndryshimin aq të domosdoshëm në Kosovë, ndërsa Kuvendi i Punës do të diskutojë për propozim-ndryshimet në Statutin e AAK-së.

Kërkesa e shkruar të Kryesisë së AAK-së drejtuar Këshillit Drejtues është bërë në respektim të normave statutare të AAK-së.

Kryesia e AAK-së më herët ka bërë të ditur se ndryshimi gjatë vitit 2015 nënkupton fuqizim të AAK-së në të gjitha nivelet e organizimit në mënyrë që arrihet synimi i qytetarëve të Kosovës për ndryshimin./Telegrafi/

Më Shumë

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

16 vjet pa ikonën e kinematografisë, Bekim Fehmiu

Sot bëhen 16 vjet nga ndarja nga jeta e aktorit të madh shqiptar, Bekim Fehmiu, një prej figurave më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit