Zyrtare: Werderi nuk e lejon Rashicën të vijë në Kosovë

Werder Bremen ka njoftuar se nuk e ka lejuar Milot Rashicën të shkojë te Kombëtarja e Kosovës.Rashica u ftua nga selektori Bernard Challandes për dy ndeshjet e shtatorit të Kosovës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Por për shkak të rrezikshmërisë që ka vendi i Kosovës nga koronavirusi, disa klube po hezitojnë t’i lejojnë lojtarët t’i bashkohen kombëtares dardane.

Një lajm i trishtë ky për trajnerin Challandes dhe mbarë Kosovën, pasi Rashica mbetet një lojtar kyç i ekipit nacional

Më Shumë

Aktakuzë ndaj shoferit që goditi për vdekje një 34-vjeçar në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet D.D, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Sipas aktakuzës, më 18 mars...

Euronews: Si të kaloni 24 orë në Prizren, kryeqytetin kulturor të Kosovës?

Kosova mund të jetë ndër vendet më pak të vizituara në Evropë, por sigurisht që nuk i mungojnë atraksionet kulturore. Ky është udhëzuesi i Euronews se...

Lajmet e Fundit