Komuna e Prizrenit ende s’ka filluar me testimet serologjike

Gati 2 javë pasi ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një udhëzimi administrativ ua dha dritën e gjelbër komunave që të nisin testimin serologjike te qytetarët, pothuajse asnjë komunë përveç kryeqytetit, nuk ka arritur ta nisë këtë testim.

Komuna e Prizrenit ka kërkuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik që t’u lejojë atyre që këto teste t’i blejnë me procedura të përshpejtuara.

Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu, ka deklaruar se nëse kjo u lejohet, atëherë ata gjatë javës së ardhshme mund ta nisin testimin, raporton KOHA.

Më Shumë

Pas një tikete trafiku/ Kërcënohet një polic në Prizren

Një pjesëtar i Policia e Kosovës ka raportuar se është kanosur nga një person në Prizren, në lidhje me një tiketë që ishte shqiptuar...

Liria dështon në playoff, mbetet edhe një sezon jashtë Superligës

Liria nuk ka arritur të sigurojë rikthimin në elitën e futbollit kosovar, pasi u eliminua në ndeshjen e playoffit nga Dinamo. Skuadra e drejtuar nga...

Lajmet e Fundit