7.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Zyrtarët e LDK-së, përplasen për “kapjen e partisë”

MustafaRugovaBeqiriNënkryetari i LDK-së, Haki Rugova, në një prononcim për Gazetën Tribuna, ka thënë se LDK-ja nuk është e kapur dhe as nuk ka nevojë që të shpëtohet nga askush. Sipas tij, LDK-ja është partia me demokratike në vend dhe se vendimet e rëndësishme i merr bashkërisht pa asnjë presion.

Ky reagim i nënkryetarit Rugova, ka ardhur pas deklaratave të anëtares së Kryesisë së LDK-së, Vjosa Osmani, e cila një ditë më parë ka thënë se LDK-ja duhet të shpëtohet nga kapja. Dhe këtë shpëtim partisë së saj, ajo ka thënë se mund t’ia sigurojnë vetëm delegatët e LDK-së.

“Absolutisht LDK nuk është e kapur e as e shantazhuar nga askush. Kryesia e LDK-së, vepron dhe ajo (Vjosa) e di fare mirë që Kryesia ka marrë vendime bashkërisht për të hyrë në koalicion qeverisë”, ka thënë Rugova për Gazetën Tribuna.

Sipas tij, asnjë vendim në këtë parti nuk i është imponuar askujt.

“Vendimet janë marrë në mënyrën me demokratike, dhe këto vendime janë marrë në Kryesi dhe në Këshillin e Përgjithshëm dhe ajo ka qenë pjesë e atyre vendimeve”, ka thënë Rugova.

Ai ka theksuar se kjo parti është duke u përgatitur për zgjedhjet e brendshme dhe rezultati i tyre sipas tij, do të flas me së miri.

Disa deputetë të LDK-së, vazhdojnë të shprehen të pakënaqur me vendimin e Këshillit të Përgjithshëm për hyrje në koalicion qeverisës me partin e Hashim Thaçit, PDK. Madje deputetët, Vjosa Osmani, Armend Zemaj, Arben Gashi, Adem Salihaj, Alma Lama dhe Anton Çuni kanë votuar kundër Isa Mustafës për kryeministër.

Më Shumë

Maratonë simbolike me biçikleta për 18-vjetorin e Pavarësisë në Prizren

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, sot në Prizren u organizua një aktivitet sportiv me pjesëmarrjen e çiklistëve...

Kyan Anderson pritet të rikthehet sonte për Bashkimin në finalen e Kupës

Para finales së sontme të Kupës së Kosovës ndaj Trepçës, një lajm pozitiv vjen nga kampi i Bashkimit. Skuadra prizrenase pritet të ketë në dispozicion...

Lajmet e Fundit