18.8 C
Prizren
E mërkurë, 10 Shtator, 2025

Zyrtari i BIK-ut: Disa shtete myslimane po mashtrohen nga Rusia e Serbia

Pas raportimeve për vrasjen e një mercenari serb në Libi, i cili po luftonte në kuadër të grupit paramilitar rus Vagner, ka reaguar në facebook edhe zyrtari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ajni Sinani.

Ai ka thënë se disa shtete myslimane po mashtrohen nga Rusia dhe Serbia.

“Disa shtete myslimane po mashtrohen nga Rusia dhe Serbia. S’ka gjë prej tyre. Këto dy shtete kanë bërë krime kundër myslimanëve. Përsëri po bëjnë. Shihni Sirinë!”, është postimi i plotë i Sinanit.

Javën e kaluar në luftime afër Tripolit të Libisë ishte vrarë Aleksa Gjuriq (Aleksa Djuric), raportuan mediet ruse, arabe e turke. Ai ishte duke luftuar në krah të forcave të Gjeneralit prorus Haftar.

Serbi i vrarë, ishte pjesë e grupi paramilitar “Vagner”, i cili udhëhiqet nga Jevgeni Prigozhin, i njohur ndryshe edhe si “Kuzhinieri i Putinit”. I njëjti akuzohet se është themeluesi dhe udhëheqësi i Agjencisë së Kërkimit në Internet (Internet Research Agency – IRA), e cila merret me ndërhyrjet e Federatës së Rusisë kryesisht në zgjedhjet e vendeve perëndimore.

Më Shumë

Rahoveci 029 përfundon me sukses testet mjekësore para sezonit të ri

Klubi basketbollistik Rahoveci 029 ka njoftuar se të gjithë lojtarët e skuadrës kanë përfunduar me sukses kontrollet mjekësore në prag të sezonit të ri...

Ilir Cakaj emërohet Administrator i Gjykatës Themelore në Prizren

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK), në mbledhjen e mbajtur më 5 shtator 2025, ka miratuar rekomandimin e Komisionit vlerësues dhe me 10 vota unanime...

Lajmet e Fundit