6.3 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Zyrtarisht SHBA-ja aprovon vaksinën e dytë anti-COVID

Moderna” ka marrë aprovimin nga qeveria amerikane duke u bërë vaksina e dytë kundër COVID-19 në këtë vend, për t’i hapur rrugë lëshimit të miliona dozave për qytetarët.

Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve në SHBA ka aprovuar vaksinën, pak pasi tashmë ka nisur shpërndarja e vaksinës së “Pfizer/BioNTechut”.

Shtetet e Bashkuara janë pajtuar që të blejnë 200 milionë doza të vaksinës së “Modernas”, me gjashtë milionë që do të përdoren menjëherë.

Shteti ka numrin më të madh të rasteve dhe vdekjeve nga COVID-19. Nga fillimi i pandemisë në SHBA janë regjistruar 313 mijë vdekje, ndërsa janë më shumë se 17.5 milionë të infektuar.

Aprovimi erdhi pasi një panel i jashtëm votoi të enjten me 20 vota pro e një abstenim.

Rregullatorët kanë raportuar më herët se kjo vaksinë është e sigurt dhe 94 për qind efektive.

Më Shumë

Opoja i jep lamtumirën e fundit luftëtarit të Koshares, Afrim Sinani

Në prani të familjarëve, bashkëluftëtarëve, përfaqësuesve institucionalë e fetarë dhe shumë qytetarëve, sot në fshatin Zapllugje të Opojës, në komunën e Dragashit, iu dha...

Bashkimi U16 kampion i Kupës së Kosovës për meshkuj

Bashkimi U16 ka triumfuar në Kupën e Kosovës për meshkuj U16, pasi në finalen e zhvilluar në Pejë mposhti ekipin Kerasani me rezultat 76:56. Arman...

Lajmet e Fundit