8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

8 Prilli – Dita Botërore e Romëve

Shkruan: Avdi Misini

Dita Ndërkombëtare e romeve u krijua në vitin 1990 në Varshavë, ku ishte mbajtur kongresi i katërt i Unionit Rom Ndërkombëtar (IRU).

Kjo ditë duhet të përkujtojë edhe miratimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për romët, kur lëvizja rome mori një dimension ndërkombëtar dhe socio-politike. Në këtë ditë shumë, pjesëmarrësit e kremtimit çdo vit kujtojne veten rreth origjinës sociale, gjuhës, kulturës, bashkimit, dhe në veçanti, në lidhje me “Romanipe” ruajtja (e identitetit). Dita Ndërkombëtare rome festohet për nder të takimit të parë Ndërkombëtar të përfaqësuesve të romëve që është mbajtur në 8 prill 1971 pranë Londrës.

Kongresi i Parë Romë është mbajtë me 7-12 Prill të vitit 1971 në Chelsfield, që gjendet afër Londrës. Në atë kohë, delegatë prej 14 shteteve kanë marrë pjesë në këtë takim.

Kongresi i parë Romë ka sjell disa konkluza të cilat kanë dhënë kahjen historike në organizimin ndërkombëtarë të lëvizjes Rome. Flamuri i lëvizjes ndërkombëtare Romë rrjedh prej flamurit i cili është përdor gjatë procesit të negociatava të kongresit në Bukaresht më 1933. Flamuri i njëjtë është përdor prej Komitetit Nderkombëtarë Romë në Francë. Origjinalisht ky flamur ka qenë vetëm më ngjyrë të kaltërt dhe të gjëlbërt. Ngjyra e kaltërt simbolizon qiellin dhe e gjelbërta tokën. Rrota e kuqe (e ashtuquajtura Chakra e Ashok-ut) është shtuar si simbol i vendlindjes së Romëvë – India, e cila simbolizon zjarrin, lëvizjen dhe progresin dhe është miratuar gjatë kongresit të Londrës.

Poashtu, është marr vendim të përdoret emri ROMË në vend të fjalës gipsy, cigan, magjup, etj. Në anën tjetër, në këtë kongres është arritë një bashkëpunim me OKB (Organizatën e Kombeve të Bashkuara), posaqërisht me UNESCO-n i cili kujdeset për trashigimin kulturore ndërkombëtare.

Në fillim të viteve të 60-ta, Parisi njihej si qender e lëvizjes ndërkombëtare Rome. Që prej ateherë, komiteti ndërkombëtar i Tziganëve ishte i formuar, dhe pikërisht ky komitet ka organizuar kongresin e parë Romë.

Në këtë kongres është miratuar edhe himni Romë Gelem – Gelem, kënga e cila karakterizon historinë e idhët të Romëvë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo këngë në tekstin e vet, në mënyrë simbolike kërkon të drejtën e më se 500.000 viktimave Romë të ekzekutuar gjatë luftes së dytë botërore.

Motoja “Opre Roma!” u bë besimi politik i Lëvizjes Rome dhe luftimi i saj për drejtësi dhe barazi sociale. Zgjedhja e shprehjeve “Rom” dhe “Romani” si emërtime zyrtare do të rrënonte paragjykimet e vjetra dhe do të ndihmonte në krijimin e vetëbesimit të ri. Slobodan
Berberski u zgjodh President Nderi, Dr. Jan ?ibula nga Çekosllovakia Zëvenëspresident, dhe Grattan Puxon, Udhëheqës i Këshillit Britanik të Romëve si Sekretar Gjeneral, dhe u krijuan komisionet të cilat merreshin me krimet e luftës, kushtet sociale dhe ekonomike, si dhe gjuhën dhe kulturën e romëve.

Në atë kohë, kongresi përmes ambasadës Britanike ka lidhë kontaktët e para me ambasadën e Indisë. Në vitin 1976, në qytetin Chandigar, është formuar Instituti i Parë i Romologjisë, ku është publikuar edhe magazina e quajtur “Rroma” si dhe është mbajtë festivali i Parë Botëror Romë. Me këtë rast, delegacioni Rom ka mbajtë takimin e parë më Kryeministreshën e Indisë, zonjën Indira Ghandi, me ç’rast ajo deklaroi se Romët janë “Fëmijët e harruar të Indisë” dhe zonja Ghandi festivalin e ka hapur me fjalin “Mirëseerdhet në vendlindje”.

Vlen të përmendet se në kongresin e Romëve ka marr pjesë edhe aktivisti rom nga Prizreni, Albanologu i njohur Nysret Seharsoj. Për nder të kësaj, sot lagjja më e vjeter e romëve në Kosovë, Terzimahalla në Prizren e mban emrin Nysret Seharsoj.

OKB-ja i njeh Romët si grup etnik specifik në rekomandimet e shtatorit të vitit 1977, ku potencon nevojën e parandalimit të diskriminimit ndaj kësaj pakice nërkombëtarisht të njohur. Sot, Romët janë të përfaqësuar në OKB përmes statutit të vëzhguesit, i cili ushtrohet nga Unioni Ndërkombëtar Rom (IRU).

Romët janë të perfaqësuar në Këshillin e Europes dhe inistitucionet tjera Europiane (Komisioni Europian, Parlamenti Europian, etj.) përmes Forumit Europian të Romëve dhe të Udhëtarëve ERTF si dhe vet Deputetëve Romë në Parlamentin Europian.

Muzika tradicionale Rome është ndoshta pjesa më e njohur e kulturës Rome. Muzika e tyre ka influencuar kompozitorët e muzikës klasike të tillë si Franz Liszt dhe Johannes Brahams. Violina, kitara dhe klarineta janë instrumentet e preferuara të muzikantëve Romë. Kërcimi tradicional është një tjetër element i rëndësishëm i kulturës Rome, ka ruajtur elemente nga India ashtu sic edhe ka përfshirë elemente nga kultura e vendeve në të cilat Romët kanë jetuar. Kërcimi Flamengo përfaqëson ndoshta shembullin më të dukshëm të kontributit të Romëve në stilin e përgjithshëm të kërcimeve. Gjuha Rome është ruajtur mirë dhe flitet në të gjithë botën në dialekte të ndryshme. Vitet e fundit shumë studiues kanë punuar për ta standardizuar gjuhën Rome duke prodhuar abetare dhe fjalorë. Romët kanë shkëlqyer edhe në punimet artizanale si në punimin e metalit, qëndisjen dhe gdhendjen e bizhuterive.

Dita Ndërkombëtare e Romëve është një ditë për të festuar kulturën Rome dhe për të rritur ndërgjegjësimin për çështjet me të cilat përballen romët. Eshtë shqetësuese të theksohet se sa pak përparim është arritur që nga viti 1990 në përmirësimin e kushteve të jetesës së romëve. Komuniteti ndërkombëtar duhet të shfrytëzojë këtë ditë dhe të kujtojë detyrimet e tij për të siguruar dhe zbatuar instrumente ligjore/sociale/politike, të cilat i lejojnë romët të çlirohen nga situata e pasigurt në të cilën jetojnë.

Manifestimi vjetor i Dites Boterore Rome 8 Prilli, organizohet ne menyre tradicionale cdo vit nga ana e Qeverise se Republikes se Kosoves – Zyra e Kryeministrit mirëpo këtë vit për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e virusit COVID-19 janë pezulluar të gjitha aktivitete dhe komuniteti Rom është duke festuar përmes rrjeteve sociale dhe mundësive mediale.

Mesazhi i kësaj dite është “Paqe për të gjithë Romët në një botë pa diskriminim, racizëm dhe luftë”.

OPRE ROMA!

(Autori është  redaktor i programit ne gjuhen Rome ne RTK-Radio)

Më Shumë

Plagoset një person afër Xhamisë në Dragash – Policia arreston të dyshuarin dhe jep detaje

Një person është plagosur në qendër të qytetit të Dragashit. Rasti ka ndodhur afër Xhamisë në këtë qytet të Kosovës. I dyshuari është identifikuar nga Policia...

Policia e Kosovës ka një apel për shoferët: Kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend. Në...

Lajmet e Fundit