3.2 C
Prizren
E diel, 14 Dhjetor, 2025

Anulohet prokurimi për kamerat vëzhguese të sigurisë në Prizren

Hapësirat publike në qytetin e Prizrenit vazhdojnë të mbesin pa vëzhgim nga kamerat e sigurisë. Tenderi i fundit për zgjerimin e rrjetit të kamerave vëzhguese të sigurisë dhe për mirëmbajtjen e tyre është anuluar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, i cili ka konstatuar parregullsi në këtë aktivitet të prokurimit të Komunës së Prizrenit.

“Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës me titull ‘Zgjerimi i rrjetit të kamerave të sigurisë, dhe mirëmbajtja e tyre në qytetin e Prizrenit’.., iniciuar nga Komuna e Prizrenit; dhe anulohet në tërësi ky aktivitet i prokurimit; ndërsa nëse edhe më tutje Komuna ka interes për të vazhduar me këtë aktivitet të prokurimit, të njëjtin mund ta ritenderojë konform dispozitave të LPP-së”, thuhet në vendimin e OSHP-së, shkruan sot “Koha Ditore”.

Paraprakisht aty është sqaruar se janë aprovuar si pjesërisht të bazuara ankesat e operatorëve ekonomikë “BM Group” dhe “Professional Alarm” lidhur me këtë aktivitet të prokurimit. Këta operatorë janë ankuar në OSHP, në fund të janarit të këtij viti, me pretendimin se Komuna e Prizrenit në këtë lëndë ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit të prokurimit publik.

OSHP-ja në mes të muajit shkurt ka autorizuar ekspertin shqyrtues dhe atë teknik për të analizuar vlefshmërinë e pretendimeve të palëve ankuese. Ekspertiza shqyrtuese e teknike i ka propozuar panelit shqyrtues që ankesat të aprovohen si të bazuara, të anulohet njoftimi për dhënie të kontratës, si dhe ka rekomanduar që të anulohet ky aktivitet i prokurimit. Derisa Komuna dhe njëri prej operatorëve ankues janë pajtuar me mendimin e ekspertit shqyrtues, në anën tjetër “BM Group” ka njoftuar OSHP-në se nuk pajtohet me këtë mendim… (shkrimin e plotë e gjeni sot në “Koha Ditore”)

Më Shumë

Ylli – Trepça, duel kampionësh në Suharekë

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon të ofrojë emocione dhe rivalitet të fortë, ndërsa Java e 11-të hapet me një përballje shumë interesante...

Totaj pas betimit: Do ta bëjmë Prizrenin edhe më të bukur, ashtu siç e meriton

Shaqir Totaj është betuar për mandatin e dytë të tij si kryetar i Komunës së Prizrenit.   Betimin, ai e bëri në mbledhjen e sotme konstituive...

Komunizmi ka vdekur

Lajmet e Fundit