‘Bëmë baba të të ngjaj’, djali i Ronaldos shkëlqen me pionerët e Juventusit

Cristiano Ronaldo nënshkroi për Juventusin dy vjet më parë, dhe djali i tij Cristiano Junior arriti me të në shkollën e të rinjve te “Zonja e Vjetër”transmeton Insporti.

Më parë, djali i Ronaldos ishte pjesë e kategorive të të rinjve të Real Madrid, por me transferimin e babait të tij në Juventus, ai vazhdoi karrierën e tij të futbollit në radhët e kampionit të Italisë.

Ronaldo Junior së fundmi festoi ditëlindjen e tij të dhjetë, dhe futbolli është dashuria e tij më e madhe.

Ronaldo mund të jetë i lumtur sepse djali i tij po ndjek hapat e tij. Gjegjësisht, ai luajti 28 ndeshje në fanellën e pionierëve të Juventusit dhe shënoi 58 gola, dhe shtoi 18 asistime. Një video e lëvizjeve të tij më të mira është shfaqur gjithashtu në internet.

 

 

Sigurisht, ai dhe babai i tij mbajnë fanellën me numrin shtatë në shpinë. /Insporti/

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

SHKA “Malësori” nga Gjonaj i Hasit prezantoi kulturën dhe traditën shqiptare në Kapfenberg të Austrisë

Shoqëria Kulturo-Artistike "Malësori" nga Gjonaj i Hasit ka përfaqësuar kulturën dhe traditën shqiptare në festivalin ndërkombëtar të kulturës në Kapfenberg të Austrisë. Ky festival, i...

Lajmet e Fundit