8.4 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Biblioteka online JSTOR mundëson qasje të lirë shkaku i koronavirusit

Për ta larguar vëmendjen nga situata shqetësuese për shkak të pandemisë nga koronavirusi, gjatë qëndrimit në vetizolim më e mira që mund të bëni është të zhyteni në një libër të mirë.

Këtë mund të bëni edhe përmes mënyrës digjitale, njofton Klan Kosova.

Biblioteka e njohur akademike online, JSTOR, tashmë mundëson qasje të lirë për shkak të gjendjes nga virusi Covid-19.

Përmes një cicërime të lëshuar në Twitter, JSTOR ka bërë të ditur se 6,000 tituj të ndryshëm të librave dhe 150 revista janë të hapura për këdo që pëlqen leximin.

JSTOR vuri në pah po ashtu se ka rikthyer edhe 26 arkiva të revistave të shëndetit publik, të cilat mund t’i lexoni pa pagesë deri më 30 qershor.

Për njerëzit që më parë nuk kanë pasur qasje në bibliotekën JSTOR, tani mund ta shfletoni nëpër përmbajtjen e saj të hapur pa pasur nevojë të krijoni një llogari.

Për t’u kyçur direkt në bibliotekën online, klikoni në vegëzën e vendosur më poshtë:

https://www.jstor.org/open/?fbclid=IwAR0itsprNrL-7I7Y12Wwne4Vv-xpb4LICAio4_yq4fqDGp72SZdJQZGfk0A

Më Shumë

Ymrije Beqaj – ikonë e artit muzikor shqiptar

Me repertorin e saj të pasur, sidomos në vijën melodike të traditës opojane, Ymrija ka arritur të prezantojë dhe përjetësojë, vlerat e njëmendta të...

Prizren, hapet ekspozita “Kujtesa në fotografi” që dokumenton xhamitë e shkatërruara gjatë viteve ’90

Sot në Prizren u hap ekspozita “Kujtesa në fotografi”, e cila paraqet imazhe të xhamive të shkatërruara gjatë viteve ’90 në Bosnjë e Hercegovinë...

Lajmet e Fundit