4.6 C
Prizren
E diel, 1 Shkurt, 2026

“Boll ëndërruam për Champions! Ronaldo te PSG? Hile e vjetër mediatike”

Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit, pas eliminimit nga Champions League ka dhënë një intervistë të gjatë dhe sigurisht është ngacmuar edhe në lidhje me të ardhmen e Maurizio Sarri.

“Ky sezon ka qenë dukshëm i hidhur, i vështirë dhe në të cili kemi arritur një rezultat të shkëlqyeshëm me fitimin e titullit të nëntë radhazi. Kemi shkruar një kapitull fantastik në librat e historisë dhe Maurizio meriton faqen e tij të jashtëzakonshme për vetën e tij, duke shkuar nga ligat amatore te fitimi i titullit kampion”, tha fillimisht Agnelli për “Sky Sport Italia”, ndërkohë që nuk e fsheh zhgënjimin për eliminimin.

“Pa asnjë diskutim që kemi zhgënjyer në Champions League. Tifozët dhe lojtarët janë të zhgënjyer për këtë. E kam thënë disa herë vitet e fundit që Champions League ishte një ëndërr, tani duhet që të jetë një objektiv për ne. Të eliminohesh kështu është shumë zhgënjyese.

Ditët në vijim do të ulemi dhe të analizojmë gjithçka dhe të bëjmë një vlerësim për të shkuar përpara sezonin e ardhshëm.  Juventusi i ka këto objektiva, të fitojë në Itali dhe në Europë. Kemi në ekip lojtarin më të mirë në historinë e Champions League dhe e provoi sërish është kundër Lyon. Duhet ta rinisim sërish më të njëjtin entuziazëm”.

ANALIZA – “Një analizë e plotë e sezonit do të bëhet me të gjithë në stafin tonë. Duhet të rivlrësojmë se si do ta rizbulojmë entuziazmin që na duhet për ta filluar sezonin tjetër me uri për të luajtur dhe fituar kudo. Është një analizë e plotë. Vazhdoj të dëgjoj se kemi ekipin më të vjetër në Europë dhe këtë gjë duhet ta shikojmë.

Ka qenë një sezon i vështirë, me shumë ndryshime dhe normalisht duhet kohë. Kur bën kaq shumë ndryshime e dini që mund të shfaqen vështirësi. Pavarësisht gjithë kësaj, fituam nëntë tituj radhazi në Serie A. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë 99 vite para se ta bënim ne dhe dyshoj se do të ndodhë përsëri në 100 vitet e ardhshme”, shton kreu i klubit bardhezi.

RONALDO – “Jam plotësisht i bindur që ai do të qëndrojë në skuadër. Lajmi që doli mendoj se kishte të bënte me një intervistë të dhënë muaj më parë dhe ndodhi që të botohej parë se të luanim kundër një skuadre franceze. Është një hile e vjetër që bën media. Unë mund t;ju siguroj që Ronaldo do të mbetet një nga shtyllat kryesore të Juventusit”.

Më Shumë

Refuzohet paraburgimi ndaj drejtorit të “Ekoregjonit”, Burim Shala

Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj kryeshefit të "Ekoregjonit", Burim Shala. Sipas vendimit të gjykatës, kërkesa e...

Statujë për Ismail Kadarenë në vendin e kafes së tij të përditshme te Liqeni Artificial

Në 90-vjetorin e lindjes së Ismail Kadaresë, miqtë dhe familjarët kanë përjetësuar kujtimin e kolosit të letërsisë shqiptare me një statujë bronzi të vendosur...

Lajmet e Fundit