30 C
Prizren
E shtunë, 11 Korrik, 2020

Çmimi “Azem Shkreli” për vepër jetësore me gjashtë shkrimtarë në garë

Gjashtë propozime për çmimin kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli” i janë adresuar Ministrisë së Kulturës në konkursin e sivjetshëm.

Tetë propozime për prozë, pesë për kritikë letrare-eseistikë, gjashtë për përkthim, trembëdhjetë për poezi dhe shtatë për poezi në kategorinë e asaj për fëmijë, janë ato që do t’i shqyrtojë juria për çmimet vjetore për letërsi.

Konkursi i publikuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit më 6 dhjetor të vitit të kaluar është mbyllur më 6 janar. Ministria e Kulturës është shprehur e kënaqur me totalin që arrin në 45 propozime. Fituesit do të shpallen në ceremoninë që pritet të mbahet më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Propozimet për çmimin kombëtar letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli”, si dhe për çmimet e tjera për letërsi për vitin 2019 bëhen nëpërmjet nominimeve që mund të bëhen nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Fakulteti i Filologjisë i Universitetit të Prishtinës, shtëpitë botuese të Kosovës, redaksitë e gazetave dhe revistave letrare-kulturore të Kosovës, asociacionet e shkrimtarëve që veprojnë brenda territorit të Kosovës, organizatat joqeveritare që merren me veprimtari kulturore në Kosovë, personalitetet me reputacion publik dhe autorët e veprave letrare.

Jehona Shyti, drejtoreshë e Departamentit të Kulturës në Ministrinë e Kulturës, ka thënë se këtë vit janë të kënaqur me numrin e propozimeve që ka marrë.

Sipas saj, propozimet këtë vit kanë ardhur nga shtëpitë botuese: “Rozafa”, “Fad”, “Armagedoni”, “Faik Konica”, “Buzuku”, “Beqir Musliu”, “Riza Sheqiri”, “Koliqi”, “Qendra Multimedia”, “Pema”, “OM”, “Dituria Islame”, “Ura” nga Instituti Albanologjik, PEN Qendra e Kosovës, klubi letrar “Nositi”, fondacioni “Miqtë e Bibliotekës” dhe shtypshkronja “Berati”. Emrat e të propozuarve nuk janë bërë publikë nga MKRS-ja pasi, siç ka thënë Shyti, kjo bëhet për arsye që të mos ndikohet te vendimi i jurisë, e cila ende nuk e ka emëruar.

Drejtoresha e Departamentit të Kulturës po ashtu ka thënë se në pajtim me rregulloren për ndarjen e çmimit kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimet e tjera në letërsi, është e përcaktuar që çmimet të ndahen në një ceremoni më datën 17 shkurt, në nderim të Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Më gjerësisht lexoni në edicionin e sotëm të “Kohës Ditore”

- Advertisement -

Më Shumë

Për Madonnën vitet janë thjesht numra, 61-vjeçarja pozon ‘topless’

Ikona e muzikës pop, Madona vazhdon të tërheqë vëmendjen me paraqitjet e saj publike. Së fundmi, 61 vjeçarja ka marrë vëmendje teksa ka pozuar...

Arrestohet hajni i lopës në Restelicë të Dragashit

Në Restelicë të Dragashit, dje është arrestuar një person pasi që i njëjti në mëngjesin e të shtunës kishte vjedhur një lopë, transmeton PrizrenPress. Sipas...

Dosjet si puzzle shpifjesh e denigrimesh

Shkruan: Enver Sulaj Shërbimi sekret amerikan CIA këto vitet e fundit ka vënë në dispozicion të publikut miliona faqe dokumentesh të deklasifikuara, që nga Lufta...

Këto janë rastet e vetme kur mund të dilni nga shtëpia në Prizren, pas orës 21:00

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim, që nga mbrëmë, duke filluar nga ora 21:00 deri në orën 05:00, të ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave...

Anton Quni nuk merr anë në përplasjen mes Osmanit dhe Ukajt, kërkon të shtrijnë dorën e pajtimit

Ministri i Mbrotjes dhe kryetari i degës së LDK’së në Prizren, Anton Quni thotë se skenat e mbrëmshme në Kuvendin e Kosovës janë për...

Mjeku kosovar në Gjermani: Testet për Covid-19 që bëhen në Kosovë dallojnë nga ato të shteteve tjera

Testet që bëhen për të vërtetuar Covid-19 dallojnë shumë nga vendi në vend, shkruan Gazeta Metro. Për vërtetësinë e testeve me strisho që bëhen në...

Shuhet Morricone, kompozitori i jashtëzakonshëm!

 Enio Morikone, fituesi i çmimit “Oscar” vdiq në moshën 91-vjeçare. Kompozitori italian, i cili numëron më shumë se 500 filma, shtatë me bashkatdhetarin e...

Mourinho: Tottenhem do të fitojë tituj para se të largohem unë

Jose Mourinho pret që të kthejë Tottenhamin në një skuadër që fiton trofe para se kontrata e tij me klubin të përfundojë. Portugezi iu bashkua...

Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për tentim vrasje, kanosje e armëmbajtje pa leje

Të merkurën, në Gjykatën Themelore të Prizrenit, ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor kundër Florim Kallabës, i akuzuar për tentim vrasje, kanosje dhe armbajtje...

Lajmi i fundit: 22 raste të reja me COVID-19 në Prizren

32 TË SHËRUAR DHE 207 RASTE ME COVID-19! Sot më 09 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Vdes një inspektor nga Rahoveci i infektuar me koronavirus

Ka vdekur edhe një person si pasojë prekjes me koronavirus. Viktima është nga komuna e Rahovecit. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar kryetari Smajl Latifi. “Po...

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, i prekur nga Covid-19: Jam duke u shëruar me sukses

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, para pak ditëve u konfirmua si pozitiv me Covid-19. Ai përmes një postimi në facebok po deklaron...

Kaos tek Interi: Conte me valixhe në duar, kandidati emër intrigues

Antonio Conte dhe Interi mund të ndahen këtë verë. Javët e fundit kanë sjellë zhgënjim të madh në kampin zikaltër, edhe pse vendi i...

Për dy ditë, 15 lindje në Prizren

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, për dy ditët e fundit kanë ardhur në jetë 15 fëmijë, transmeton PrizrenPress. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e...

I akuzuari për kanosje në Kroaci, pezullohet procedura ndaj tij

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka pezulluar procedurën penale ndaj të akuzuarit për kanosje, Robert Berisha. Gjykatësi i rastit, Lulzim Paçarizi, një...

Kërcënon ish të fejuarën dhe babain e saj, arrestohet një person në Prizren

Një peron është arrestuar në Prizren. Ai dyshohet se ka kërcënuar ish-të fejuarën dhe babain e saj. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i...

Lajmet e Fundit

Për një javë, 39 raste të vdekjes nga COVID-19 në Kosovë

Për një javë në Kosovë janë shënuar 39 raste të vdekjes, si pasojë e virusit COVID-19.Nga 58 vdekje sa ishte numri me datën 3...

Aktakuza, dëshmia në Hagë dhe tre qëndrime ndaj çështjes Thaçi

Bedri Islami Pas tronditjes së parë dhe qëndrimeve më shumë emocionale, çka ishte e natyrshme dhe e pritshme, tani vjen koha e qëndrimit serioz, të...

Ditëve në vazhdim pritet të ketë rritje më të theksuar të çmimit të derivateve

Çmimet e derivateve dita-ditës po shënojnë rritje. Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se qytetarët tanë janë duke u shërbyer me...

Thahet ujëvara e Mirushës (VIDEO)

Ujëvara e Mirushës ka mbetur pa ujë sivjet. Në disa video të dërguara nga lexues të Klan Kosovës shihet se ujëvara që tërheq shumë turisë...

Lot e dhimbje: Boshnjakët varrosin edhe nëntë trupa të gjetur nga Masakra e Srebrenicës

Myslimanët boshnjakë e kanë mbajtur një ceremoni përkujtimore për ta shënuar 25-vjetorin e Masakrës së Srebrenicës – tragjedisë më të madhe njerëzore në Evropë...