-5.2 C
Prizren
E shtunë, 16 Janar, 2021

Deklarata e Winston Churchill për Shqipërinë dhe luftëtarët e saj

Nga Aurenc Bebja 

“La France” ka botuar, të premten e 5 nëntorit 1943, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me deklaratën e Winston Churchill-it për Shqipërinë dhe luftëtarët e saj, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Një deklaratë e z. Churchill për Shqipërinë

Në përgjigje të një pyetjeje të parashtruar nga një deputet i Dhomës së Komunave, dje, z. Churchill mbajti një fjalim në shenjë nderimi për mijëra luftëtarë shqiptarë që luftojnë në male për lirinë dhe pavarësinë e vendit të tyre.

Nga përvoja e të gjitha vendeve të pushtuara, tha ai, ata kanë mësuar se pavarësia e pretenduar dhe e ofruar nga Gjermania është veçse një mashtrim. Disa javë më parë, pushtimi fashist, të cilin ata refuzuan ta pranojnë për katër vjet, u zëvendësua me atë gjerman. Gjermanët përdorën të gjitha metodat e tyre të zakonshme, me të cilat ata përpiqen të nënshtrojnë të gjithë popujt luftëtarë. Ata kanë bombarduar fshatrat shqiptare, kanë vrarë gra dhe fëmijë shqiptarë. Por luftëtarët shqiptarë vazhdojnë të ngacmojnë armikun dhe të sulmojnë linjat e tij të komunikimit.

Oficerët ndërlidhës britanikë që gjenden me luftëtarët u bëjnë një homazh të madh për cilësitë e tyre luftarake. Ne presim që shqiptarët të luajnë rolin e tyre në përputhje me traditat e tyre të lashta të luftës në ngjarjet e ardhshme ushtarake në zonën e Mesdheut.

“Politika e qeverisë britanike mbetet ashtu siç është përcaktuar nga Ministri i Punëve të Jashtme në deklaratën e tij të 18 dhjetorit 1942: domethënë, ne duam ta shohim Shqipërinë të çliruar nga zgjedha e fuqive të Boshtit dhe të pavarur.

Sigurisht, çështja e kufijve do të shqyrtohet gjatë zgjidhjes së paqes.”

https://www.darsiani.com/la-gazette/la-france-1943-deklarata-e-winston-churchill-ne-dhomen-e-komunave-per-shqiperine-dhe-luftetaret-e-saj/

- Advertisement -

Më Shumë

Ura e fshatit Rogovë rrezikon të shembet, ndalohet qarkullimi (FOTO)

Komuna e Gjakovës ka marrë vendim që të ndalojë qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve në urën e fshatit Rogovë. Kjo urë është dëmtuar pas reshjeve...

Arbër Rexhaj kandidat për deputet i Vetëvendosjes

Arbër Rexhaj do të jetë kandidat për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka marrë sot besimin e votuesve nga aktivistët dhe delegatët e LVV-së. “Falënderoj aktivistët...

Arrestohet personi i kërkuar në Prizren

Policia ka arrestuar një person të kërkuar në Prizren. Arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës. “Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata...

Hoti nga Dragashi: LDK-ja është shtëpia jonë, fitorja e saj quhet Republika e Kosovës

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka takuar strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Dragash. Nga atje, Hoti ka thënë se kanë marrë një mesazh...

Haradinaj nga Malisheva: AAK në zgjedhje hyn me program të qartë ekonomik

Haradinaj nga Malisheva: Aleanca në zgjedhje hyn me program të qartë ekonomik Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj përmes një statusi...

Erdogan dëshiron të përmirësojë raportet me BE-në

Presidenti turk, Reccep Tayip Erdogan, tha të martën se ai dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian dhe shpreson se edhe BE-ja e ka...

Lista e plotë e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas përfundimit të afatit për aplikim në Komisionin Qëndror Zgjedhor për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka publikuar listën e kandidatëve...

Drita Millaku kandidate për deputete e Vetëvendosjes në Prizren

Drita Millaku kandidate për deputete e Vetëvendosjes nga Prizreni Drita Millaku do të jetë kandidate për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Ajo...

Edhe Snapchat ia bllokon llogarinë e Trumpit

Presidentit të ShBA-ve, Donald Trump i është ndaluar llogaria nga Snapchat, sipas një deklarate nga platforma, raporton CNN. “Në interes të sigurisë publike dhe bazuar...

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prizren (video)

Mbrëmjen e vonë të kësaj të marte, një shtëpi në Prizren, është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur saktësisht në lagjen ‘’Jeni Mahallë’’, ndërsa pamjet...

Shyhrete Behluli feston ditëlindjen e 59-të

Këngëtarja e zhanrit popullor, Shyhrete Behluli, është tejet e dashur për audiencën e gjerë. Ajo gjatë ditës së sotme (e diel) feston ditëlindjen e saj...

Vdes ish-komandanti i UÇK-së nga Malisheva

Komuna e Malishevës ka njoftuar se ka vdekur veterani i luftës dhe komandanti i Batalionit të dytë të Brigadës 122 të Ushtrisë Çlirimtare të...

Kim Mehmeti: Anton Pashkun e harruan thuajse të gjithë

“Ishin vite të vështira kur njerëzit si Anton Pashku u lanë në rrugë dhe kur u përballa me një realitet të dhembshëm: që ne...

Horoskopi i të dielës/ Marrëdhënia në çift e kënaqshme, shenjat që do të ndriçojnë

Dashi Rrugët për të arritur një objektiv mund të jenë disa, por për ta arritur më shpejt nuk është e thënë të zgjidhni atë që...

Vedat Muriqi triumfon në derbin e madh kundër Romës

Lazio ka shënuar fitore ndaj Romës me rezultat të thellë 3-0 në kuadër të javës së 18-të të Serie A. Bardhëekaltërit ishin më të disponuar...

Biden propozon paketën e ndihmës ekonomike më të madhe në historinë e ShBA-së

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka deklaruar se paketa e ndihmës për qytetarët si një përgjigje kundër krizës së shkaktuar...

Lajmet e Fundit

Lista e plotë e AAK’së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),. Kësaj liste i prin kreu i...

Publikohet lista e plotë e Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje pak minuta pasi ka aplikuar për certifikim në KQZ, ka publikuar edhe listën e plotë të cilës i prinë Albin Kurti dhe...

Ish-kryeprokurori kandidat i LDK-së për deputet nga Prizreni

Ish-kryeprokurori i Prizrenit dhe prokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Sylë Hoxha, është kandidat i LDK’së për deputet. Hoxha është renditur i 100...

Kandidaturat e reja të PDK-së për deputetë

Partia Demokratike e Kosovës, pas aderimeve të analistëve dhe profesorëve, ua ka siguruar nga një numër shumicës së prurjeve të reja në listën e...

Lista e plotë e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës, pas përfundimit të afatit për aplikim në Komisionin Qëndror Zgjedhor për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka publikuar listën e kandidatëve...