Haskuka shkarkon nënkryetarin dhe tre drejtorë të LDK-së

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sipas burimeve të TV Prizreni, ka marrë vendim për shkarkimin e 3 drejtorëve të LDK-së në qeverinë e tij dhe të nënkryetarit të komunës, Eshref Memaj.

Sipas këtyre burimeve, kryetari Hasuka e ka njoftuar me vendimin e tij edhe kryetarin e degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni.

Ndryshe, të shkarkuarit nga postet e drejtorëve janë: Fejzë Kabashi- drejtor i Mirëqenies Sociale, Fatmir – drejtor i Urbanizmit dhe Egzon Elshani- drejtor i Bujqësisë.

Më Shumë

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, organizon nesër mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit, Ismet Reka

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit do të organizojë nesër një mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit...

Familjari i imamit të vrarë: Ky person e kërcënonte prej më shumë se një viti

Familjari i imamit të vrarë në fshatit Zlipotok të Komunës së Dragashit, Benjamin Tairovci ka thënë se i ndjeri ka pas kërcënime të vazhdueshme...

Lajmet e Fundit