Haxhi Avdyli tregon publikisht pse nuk e dha nënshkrimin për rrëzimin e Kurtit

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi, ka bërë të ditur se bashkë me Vjosa Osmanin, ishin edhe dy deputetë të LDK’së që nuk nënshkruan mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Haxhi Avdyli ka pranuar publikisht se nuk e ka nënshkruar këtë mocion.

‘’Dua të konfirmoj opinionin e mediat që unë si deputet i LDK-së nuk e kam nënshkruar mocionin për shkarkimin e Kryeministrit Albin Kurtit. Arsyet për këtë veprim janë situata e rëndë pandemike që ndodhet vendi dhe paqartësia e veprimeve të ardhshme politike për dalje nga kriza institucionale që rrezikojmë të futemi’’, thotë ai.

Pos Avdylit, mocionin nuk e ka nënshkruar edhe deputetja Valentina Bunjaku.

Ndryshe, pas lidhjes së koalicionit mes VV’së dhe LDK’së, ishte Avdyli ai që kishte akuzuar Skender Hysenin që ishte munduar të sabotonte lidhjen e koalicionit me VV’në, për të shkuar me PDK’në./Express/

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit