Ismet Temaj zgjedhet rektor i Universitetit të Prizrenit

Ismet Temaj është zgjedhur rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Zgjedhja e tij është bërë në mënyrë unanime nga antarët e Bordit.

Në garë për rektor të UPZ-së, kanë qenw kandidatët: Ismet Temaj, Kadri Kryeziu,Naser Pajaziti, Bekim Berisha dhe Hamdi Hoti, shkruan PrizrenPress.

Universiteti i Prizrenit nga muaj maji i viti të kaluar ka mbetur pa rektor. Ai, aktualisht funksionon me ushtrues të detyrës.

Zgjedhja e rektorit të ri të UPZ-së, Ismet Temaj, u pat kontestuar nga ish-rektori, Ramë Vataj, duke e quajtur të paligjshëm.

Ai pretendonte se kundërkandidati i tij, Temaj, ishte përzgjedhur në mënyrë të parregullt, pasi nuk kishte anëtarë të mjaftueshëm të Këshillit Drejtues në kohën e votimit.

Rasti përfundoi në Gjykatën Themelore të Prizrenit, i cili pezulloi përzgjedhjen.

Këshilli Drejtues, ndërkaq në dhjetor të vitit të kaluar pati zgjedhur Ismet Temajn për ushtrues detyre të rektorit të UPZ-së. Po ashtu, në këtë mbledhje Këshilli Drejtues ka anuluar vendimin e datës 22.05.2018 për zgjedhjen e rektorit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

PDK në Prizren po i përmbyll takimet mobilizuese me besim në fitore

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se shtabi zgjedhor i kësaj partie po i...

Zyrtare: Arian Azemi firmos për dy vite me Bashkimin

KB Bashkimi ka vazhduar me kompletimin e skuadrës për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar afrimin e Arian Azemit. “Mirë se vjen, Arian Azemi! Ariani është zyrtarisht...

Lajmet e Fundit