22.7 C
Prizren
E enjte, 4 Qershor, 2020

Komplot parlamentar

Rexhep Qosja 

E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit!

E rrëzuan Qeverinë e shpresës!

E rrëzuan Qeverinë e ndryshimit dhe të shpresës pa i lejuar t’i kalojë as 90 ditët e para që çdo qeverie i lejohen në të gjitha demokracitë liberale e joliberale, përpos në “demokracitë” neofashiste.

Nuk e rrëzuan votuesit. Jo.

Nuk e rrëzuan ata që zgjedhin. Jo.

Nuk e rrëzoi populli. Jo.

E rrëzuan ata që fjalën popull s’e përmendin më, ata që popullit nuk i bëjnë të mundshme as të shihet e as të dëgjohet më!

E rrëzuan ata që përgjegjshmërinë për shoqërinë, si u pa, e kanë shumë më të vogël se levërdinë vetjake.

Se do të bëjnë çmos për ta rrëzuar Qeverinë e ndryshimit dhe të shpresës e treguan ditën e formimit të saj në Kuvendin e Kosovës. Atë ditë, në atë mbledhje, u dëgjuan fjalë sulmesh, fjalë fyerjesh dhe fjalë kërcënimesh kundër saj dhe sidomos kundër kryeministrit të saj.

Kush janë ata që e rrëzuan Qeverinë?

Janë ata që i tmerroi fitorja e Lëvizjes që e krijoi qeverinë – fitorja e Vetëvendosjes.

Janë edhe ata, në të vërtetë prijësit e atyre, që e krijuan koalicionin me ta për krijimin e asaj Qeverie.

Ata e rrëzuan, në të vërtetë ata e prenë në besë.

Pse e rrëzuan?

Pse e prenë në besë?

Cilat janë arsyet e rrëzimit, e prerjes në besë të Qeverisë së ndryshimit dhe të shpresës?

Ata që e përgatitën rrëzimin, opozitarët, thonë gënjyeshëm, propagandueshëm se qeveria gjatë atyre 50 ditëve, që ia lejuan, u tregua antiamerikane dhe e rrezikoi Kosovën me sanksione që SHBA-ja gjoja do t’ia vinte Kosovës!

Pjesëmarrësit e dytë të koalicionit, në të vërtetë të parët e LDK-së, e thonë duke mashtruar opinionin se Qeveria u rrëzua, e para, pse e shkarkoi pa u konsultuar me ta ministrin e Punëve të Brendshme që vinte prej partisë së tyre dhe, e dyta, për shkak se nuk deshi të hiqte tarifën në mallrat e Serbisë e të Bosnjës.

Kryeministri i qeverisë, Albin Kurti, ndërkaq, thotë se qeveria e kryeministruar prej tij u rrëzua për shkak se ai e kundërshtoi shkëmbimin e territoreve midis Kosovës e Serbisë që është paraparë në bisedimet midis kryetarit të Kosovës dhe kryetarit të Serbisë.

Është një arsye tjetër, megjithatë, që realizuesit e rrëzimit të Qeverisë i ka shqetësuar më shumë se arsyeja e të parëve, opozitarëve, dhe arsyet e të dytëve, udhëheqësve të LDK-së.

Cila është ajo arsye?

Ajo është arsyeja që e dijnë, që e ndjejnë, që e theksojnë, që e përjetojnë shembshëm shumica e qytetarëve të Kosovës.

Qeveria e ndryshimit dhe e shpresës i çoi tmerrueshëm kundër vetes edhe ata të opozitës, edhe ata të koalicionit qeverisës kur filloi, shpejt pas konsituimit, t’i rrëgjojë, në të vërtetë t’i komprometojë privilegjet e pushtetarëve të lartë dhe partizanëve të tyre, t’i shpërbëjë infrastrukturat e eksploatimit e të zhvatjeve të Kosovës prej atyre që ishin në pushtetin e saj prej ditëve të para të pasluftës çlirimtare të UÇK-së e sidomos prej atyre që ishin në pushtet prej se Kosova u shpall shtet me 17 shkurt 2008.

Qeveria e ndryshimit dhe e shpresës i çoi tmerrueshëm kundër vetes edhe ata të opozitës, edhe ata të koalicionit kur e paralajmëroi ligjin për hetimin e prejardhjes së pasurive të të gjithë të pasuruarve politikë duke shfrytëzuar postet politike e shtetërore për të krijuar pasuritë e tyre të luajtshme e të paluajtshme në Kosovë e jashtë Kosovës.

Mund të mendohet kështu a ashtu, por nuk ka dyshim se nxitësi i rrëzimit të Qeverisë u bë kryetari i Kosovës, me dy nismat e tij – me nismën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme kur në Kosovë ende ishin vetëm 17 të prekur prej koronavirusit dhe me denoncimin në Gjykatën Kushtetuese të vendimit të qeverisë me të cilin u ndalohet qytetarëve, si u tha në atë denoncim, “lëvizja e lirë”, e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Mund të besohet se as gjendja e jashtëzakonshme e as denoncimi i Qeverisë në Gjykatën Kushtetuese për atë “kufizim të lirive të lëvizjes”, që sot po e zbatojnë gati të gjitha vendet evropiane në luftën e tyre kundër pasojave të koronavirusit, nuk do të ishin paramenduar sikur kryetari i Kosovës mos të ishte marrë vesh me mocionistin, domethënë me kryetarin e LDK-së. Dhe, ashtu në atë marrëveshje u bashkuan dy shqetësime të forta politike, financiare e materiale, kundër Qeverisë, kundër Vetëvendosjes dhe kundër kryeministrit Albin Kurti. Dhe, kundër qëndrueshmërisë dhe mirëkuptimit për Kosovën në botë.

Këto dy shqetësime i kishte bërë edhe më të forta, më vepruese, më ndikuese, më alarmuese, më të pandalshme, parimësia, vendosmëria dhe ndershmëria politike e Albin Kurtit që janë virtytet e tij të larta e sidomos virtyti i tij më i lartë– dhuntia mendore politike e kulturore.

Se si krejt u shpreh ky shqetësim alarmues, i pandalshëm i të shqetësuarve e pamë dje, në mbledhjen dymbëdhjetëorëshe të Kuvendit të Kosovës.

E se si krejt do të mund të shprehet ai shqetësim alarmues, i pandalshëm, në javët, në muajt a në vitet e ardhshëm mbetet të shihet.

Lëvizjes Vetëvendosje iu hakmorën dje rinia e saj, risia e saj, pastërtia e saj politike, aftëstë e saj të përgjithshme dukshëm dalluese dhe sidomos përkushtimi i saj ndaj gjendjes sociale të qytetarëve të Kosovës.

E Albin Kurtit ju hakmorën dje mençuria, ndershmëria, parimësia dhe përgjegjshmëria e tij politike, shoqërore, shtetërore dhe kombëtare.

Dhe kështu me hakmarrjen ndaj rinisë, risisë, vendosmërisë, pastërtisë, aftësive të Vetëvendosjes dhe mençurisë, ndershmërisë, parimësisë e përgjegjshmërisë së Albin Kurtit u mbytën njëherë për njëherë ndryshimet dhe besimi për të cilat votoi populli i bindur se me rininë e risitë e Vetëvendosjes Kosova do të bëhet shtet stabil, funksional, demokratik, shtet juridik, shtet që do të lirohet prej eksploatuesve, zhvatësve, shfrytëzuesve të tij të rehatuar në postet politike, partiake e shtetërore.

A do të mund të jetohet edhe më tej këtu? Më pyetën disa të rinj në mesazhet që më dërguan e në thirrjet telefonike pas miratimit të mocionit fatal kundërhistorik të votuar dje në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës.

Varet prej jush, arrita t’u përgjigjem disave prej tyre.

Ju jeni ata që jetojnë sot e që duhet të jetoni edhe nesër në Kosovë, prandaj ju duhet ta bëni Kosovën ashtu si është më së miri për jetën tuaj.

Ju jeni sovranët e Kosovës.

Mos lejoni të bëjnë me të çka po bëjnë shfrytëzuesit dhe zhvatësit e djeshëm e të sotëm politikë të pasurive të saj e që të tillë, shfrytëzues e zhvatës politikë të pasurive të saj, po duan të jenë edhe nesër! Mos lejoni të bëjnë me të çka po bëjnë zhvatësit e mëdhenj politikë të pasurive të saj.

Etërit e vëllezërit më të moshuar të Opozitës, në vend se, në sajë të meritave që kanë për Luftën dhe në Luftën Çlirimtare, në njërën anë, dhe për shkak të mëkateve të ndryshme politike pas Luftës, në anën tjetër, t’i afronin të rinjtë e Vetëvendosjes, të tregonin gëzimin për fitoren e tyre, për gatishmërinë, për aftësitë e virtytet me të cilat do t’i shërbenin Popullit e Shtetit edhe politikisht; në vend se të bashkoheshin me ta në luftën kundër rrezikut botëror që po i kërcënohet edhe Kosovës – në luftën kundër koronavirusit, ata u treguan të kompleksuar e të frikësuar prej asaj gatishmërie, prej atyre aftësive, prej atyre virtyteve të të rinjve dhe bënë komplotin e dytë politik zëkeq ndaj tyre.

Ani ku se?

Në Kuvendin e Kosovës.

E papritur!

E paharruar!

Historikisht ndëshkueshëm e kujtuar dhe e shënuar.

Prishtinë,
26.03.2020

- Advertisement -

Më Shumë

Qeveria ia jep Lotarisë së Kosovës mbi 150 mijë euro

Qeveria në detyrë e Kosovës, pas shqyrtimit të kërkesës së Lotarisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare për pagesën e obligimeve ndaj pagave...

Nis faza e tretë e lehtësimeve, Kryetari i Prizrenit thotë se tani varet nga disiplina individuale

Nga sot Kosova ka hyrë në fazën e tretë të lehtësimit të masave kundër pandemisë COVID-19. Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka thënë se për...

Trim Kosove Nait Hasani!

Sahit F. Osmani Trim mbas trimi 100 vjet Çdo kohë nxjerr trimin e vet, Randobrava zjarr i lirisë, Nxjerr nji trim luftën m’e nisë! Del ky trim ky djalë...

Hapen muzetë e Vatikanit!

Nëse vetëm e keni ëndërruar, tani erdhi koha për ta parë nga afër, Kapelën Sistine! Pa u ndier sikur jeni në një autobus të...

Haxhi Shala tregon çfarë mospajtime ka me Limajn dhe çka do ta bindë ta japë votën

Deputeti i NISMA’së për Kosovën, Haxhi Shala, deri tani ende nuk ka një qëndrim të qartë nëse do të votojë Qeverinë e Avdullah Hotit. Shala...

Xhumaja do të falet dy herë në ditë, hutbeja zgjat 10 minuta

Në kuadër të masave për tu mbrojtur nga rreziku i infektimit nga virusi Covid-19, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, ka rekomanduar që komunat...

Çeku: Vendimi i Kushtetueses, goditje brutale për demokracinë

Deputeti i Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku, vlerësoi se Gjykata Kushtetuese ka tejkaluar kompetencat e saj me aktgjykimin e marrë të enjten për dekretin e presidentit...

Minxhozi: Kufiri Shqipëri-Kosovë hapet më 1 qershor

Shumë shtete u detyruan t’i mbyllin kufijtë në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e pandemisë me Covid-19. Por, disa prej tyre pas më shumë se...

Mustafa: Po e presim aktgjykimin e kompletuar për thirrjen e seancës

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se janë duke e pritur aktgjykimin e kompletuar të Gjykatës Kushtetuese, për të thirrur...

Kupa e Italisë shkaktoi polemika, “Sky Sport” zbulon planin e ri

Kupa e Italisë u kthye në një mollë sherri në Itali. Interi, që sapo u zyrtarizuan datat, doli kundër dhe madje paralajmëroi se do...

Hoti sot merr detyrën, Kurti nuk do të marrë pjesë në ceremoni

Avdullah Hoti edhe zyrtarisht sot do të marrë detyrën e tij si kryeministër i ri i vendit. Pas votimit të djeshëm në Kuvend me 61...

Shembet një shtëpi e vjetër në Prizren, lëndohen dy persona

Pak pas orës 11:00 në rrugën “Saraçët”, është shembur një shtëpi e vjetër banimi dhe janë lënduar dy persona në moshë. Në vendngjarje ka dalur...

Ndryshon moti, këto janë temperaturat për javën e ardhshme

Instituti Hidrometorologjik i Kosovës, sot bëri të ditur se java e parë e muajit qershor do të vazhdojë me kushte po thuajse të ngjashme...

Kërkohet komision për t’i hulumtuar dëmet e bizneseve gjatë pandemisë

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, ka kërkuar që të formohet një komision i pavarur nga ekspertët për...

Immobile te Napoli? Igli Tare sqaron situatën dhe shuan çdo dilemë

Në mediet italiane është folur shumë për një interesim të Napolit për Ciro Immobilen, bomberin e Lazios. 30-vjeçari kryeson renditjen e golashënuesve më të...

Haskuka nënshkruan peticionin “Duam zgjedhje!”

  Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka nënshkruar sot peticionin “Duam Zgjedhje”. Ky peticion ka nisur dje nga Lëvizja Vetëvendosje! Vetëvendosje kërkon zgjedhje të parakohshme. Ndërkaq, sot është...

Lajmet e Fundit

Tahiri: Qysh sot do të merremi me vonesën e pagesave të 170 eurove

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës Besnik Tahiri ka folur për vonesat e pagesave prej 170 euro, ku rreth 20 mijë...

Operacioni i përbashkët Shqipëri-Itali, arrestohen 11 persona për kokainë

Ka përfunduar operacioni policor i përbashkët Itali-Shqipëri, i koduar “ZAD”. Ky aksion është zhvilluar për goditjen e një grupi kriminal që operonte në fushën e...

Hapen muzetë e Vatikanit!

Nëse vetëm e keni ëndërruar, tani erdhi koha për ta parë nga afër, Kapelën Sistine! Pa u ndier sikur jeni në një autobus të...

Kupa e Italisë shkaktoi polemika, “Sky Sport” zbulon planin e ri

Kupa e Italisë u kthye në një mollë sherri në Itali. Interi, që sapo u zyrtarizuan datat, doli kundër dhe madje paralajmëroi se do...

Tayna tërheq vëmendjen e “Daily Mail”, ç’lidhje ka me reperin e njohur Tyga

Reperja Tayna ka tërhequr vëmendjen e së përditshmes britanike “Daily Mail” si vajza misterioze që shoqëronte reperin Tyga në protestën e zhvilluar në SHBA për...