11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Kjo është kënga që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision (VIDEO)

Rokeri i njohur shqiptar, Eugent Bushpepa me këngën “Mall” u shpall unanimisht fitues i Fest’56, i cili u mbyll mesnatën e së shtunës në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

“Mall” është një krijim muzikor dhe poezi i vetë fituesit Eugent Bushpepa.

“Shpresoj t’ju pëlqejë dhe t’ju ndihmojë të kaloni sadopak mallin që keni për dikë” tha Bushpepa kur kënga u publikua pak kohë më parë. Por “Mall” jo vetëm u pëlqye, por është tashmë fituese.

Në vend të dytë në Fest ’56 u rendit Redon Makashi me këngën “Egzistoj”, ndërsa në vendin e tretë Inis Neziri me këngën “Piedestal”.

Në intervistën e parë pas marrjes së kupës, ai në fjalët e para falenderoi RTSH dhe jurinë për vlerësimin dhe tha se do të jepte maksimumin në përfaqësimin e Shqipërisë në Eurosong që do të organizohet më 18 maj 2018 në Lisbonë të Portugalisë.

Më Shumë

Lajmet e Fundit