8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Kurti: Malisheva do të ketë një kryetar për qytetarë

VV-BellaniceQendra e Lëvizjes Vetëvenmdosje! në Malishevë në një tubim në fshatin Bellanicë ka shpalosur alternativen qeverisëse për Komunën e Malishevës. Kryetari i VV-së, Albin Kurti, tha se Malishevën e ndajnë edhe pak ditë nga fitorja e Vetëvendosjes, që është edhe fitorja e gjithsecilit qytetarë të Malishevës.

“Me Lëvizjen Vetëvendosje! dhe kandidatin Alban Krasniqi, do të kthehet drejtësia për shumë padrejtësi, Malisheva do të ketë një kryetar për qytetarë, i cili nuk i ka borxh askujt, por do t’ju shërbejë të gjithëve pa dallim”, tha Kurti, duke shtuar ai theksoi se Vetëvendosje! dallon nga subjektet tjera sepse rruga që kemi zgjedhur ne dallon nga rruga që kanë marrë subjektet tjera, të gjitha së bashku.

Më tej, ai tha se në Bellanicë, sikurse edhe në shume vende tjera të Kosovës, privatizimi i mbrapsht që e bënë PDK, LDK, AAK e AKR, ka shkaktuar shumë humbje e padrejtësi.

“Por ne bashkë do të bëjmë që padrejtësitë të marrin zgjidhje, e atyre që i kanë shkaktuar këto dëme t’ju tregojmë me votë se ku duhet të jenë. Bashke më 3 nëntor do t’i zhveshim nga pushteti këta politikan për t’i veshur me rrobat e burgut”, tha Kurti.

Kurse, kandidati për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, tha se mbështetja në Bellanicë dhe në të gjitha fshatrat që kemi shpalosur Alternativen, tashmë tregon se projekti ynë për transparencë, zhvillim lokal, punësim, arsim e shëndetësi cilësore po fillon.

“Ka ardhur koha që me 3 nëntor frikën ta kthejmë në guxim, varfërinë ta kthejmë në zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale, krimin dhe korrupsionin ta çrrënjosim, dhe ta fillojmë bashkëqeverisjen e Komunës, në të cilën do të mbizotëroj drejtësia dhe barazia, transparenca dhe llogaridhënia, pjesëmarrja aktive e qytetarëve dhe profesionalizmi”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, bartësi i listës për Ssamblenë Komunale, Muhamet Bytyçi, tha se mbështetja e Vetëvendosjes në Bellanicë është shembulli me i mire se si qytetarët duhet të angazhohen së bashku kundër keqqeverisjes që vodhi vota për të vjedhur prona.

“Me votën tuaj me 3 nëntor do të ndalim degradimin dhe do të rikthejmë besimin në Komunë dhe në qeverisje. Alban Krasniqi është njeriu që ka dijen dhe guximin për ta ndryshuar për të mirë Malishevën, duke e bërë një qytet të zhvilluar, ku njerëzit jetojnë me punë e mirëqenie”, tha Bytyçi. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2038 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Prezantohet studimi i fizibilitetit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit

Në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe PPSE-Swisscontact, sot, në...

Lajmet e Fundit