Kurti thotë se zgjedhjet janë referendum, nuk tregon se a do të kandidojë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka reaguar përmes Facebook’ut pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kurti ka thënë se pas shtatë muajsh është vërtetuar se zgjedhja e qeverisë Hoti ka qenë e paligjshme dhe jokushtetuese.

Ai thotë se zgjedhjet e parakohshme janë të vonuara e referendum.

“Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese.

Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor”, ka thënë ai.

I njejti shton se me 14 shkurt, festa e zemrës do të jetë kremte e demokracisë.

“Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës.  Me 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë”, ka thënë ai./GazetaExpress/

 

 

 

Më Shumë

EC Ma Ndryshe: Qendra Historike e Prizrenit kërkon mbikëqyrje më të fuqishme institucionale

EC Ma Ndryshe, në kuadër të monitorimit të çështjeve që lidhen me planifikimin urban, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe interesin publik, ka pranuar shqetësime...

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Lajmet e Fundit