8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Anton Quni e ‘shpërblen’ Hanifi Muharremin me orë dore

Kryetari i LDK-së në Prizren, Anton Quni ka mbledhur sot strukturat e partisë, ku ka raportuar për punën që është bërë gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ai, ka falënderuar Shefin e Shtabit Zgjedhor, Hanifi Muharremin për angazhimin që ka treguar në këto zgjedhje.

“Falënderoj Hanifiun dhe gjithë të angazhuarit e tjerë në zgjedhje për punën që kanë bërë që LDK-ja të shënojë këtë rritje”, tha Quni.

Ai, premton se LDK-ja do të vazhdojë të punojë për të rritur besimin tek qytetarët.

Quni në shenjë falënderimi, Shefit të Shtabit Zgjedhur , Hanifi Muharremit ia ka dhuruar një orë dore.

“Është jashtëzakonisht ndjenjw e mirë kur të vlerësohet angazhimi”, tha Muharremi.

“Unë kurrë nuk kam bartur orë, por këtë që ma dhuruat do ta mbajë”, tha ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për...

Një person i kërkuar arrestohet në Prizren dhe dërgohet në vuajtje të dënimit

Stacioni Policor në Prizren vazhdon angazhimin e tyre në ruajtjen e rendit publik dhe ekzekutimin e urdhërave gjyqësore. Sot, më 26 prill 2024, një operacion...

Lajmet e Fundit