8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Malisheva parapërgatitje për ‘stinën e rriqrave’

Begaj-AganiMinistri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur të mërkurën në një takim kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begajn.

Agani u njoftua për së afërmi nga kryetari Begaj, me problemet me të cilat po ballafaqohet Komuna e Malishevës, dhe njëkohësisht u shqyrtua mundësia e përkrahjes së projekteve konkrete në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Begaj shpalosi disa projekte që kanë të bëjnë me trajtimin e ujërave të zeza, çështjen e rregullimit të shtratit të Lumit Mirusha, por edhe mundësinë e organizimit të një kampanje për pastrimin e mjedisit në këtë komunë.

Një rëndësi e veçantë iu kushtua edhe çështjes së rriqrave, problem ky që Komuna e Malishevës përballet çdo vit. Begaj bëri të ditur se kanë ndarë rreth 250 mijë euro që do të përdoren për repelimin e kafshëve, në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e rriqrave në natyrë.

Ministri Agani, tha se si pjesëtar i Këshillit ndërministror për luftimin e etheve hemorragjike, do të angazhohet në maksimum që t’i përgjigjet kërkesave të Komunës dhe komunitetit të atjeshëm, ngase vitet e kaluara nga pickimi i rriqrave kanë humbur jetën disa qytetarë. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Liria në shtëpi pret Dukagjinin

Në Prizren, Liria tashmë e dorëzuar e pret Dukagjinin e Klinës që synon fitore pas barazimit në xhiron e kaluar me Llapin. Vendasit nuk e...

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuzat për krime lufte

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar Sylejman Selimin, ish-komandantin e UÇK-së nga akuza për veprën “krime lufte”. Ky vendim, është marrë gjatë seancës së...

Lajmet e Fundit