16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Mbrojtja kërkon të hidhet poshtë aktakuza për korrupsion ndaj ish-drejtorit, Iliri Baldedaj

Në Gjykatën Themelore në Prizren, të martën, është mbajtur shqyrtimi i dytë në rastin ku Ilir Baldedaj, akuzohet se në cilësinë e drejtorit të Administratës në Komunën e Prizrenit, ka keqpërdor detyrën e tij zyrtare.

Mbrojtësi i të akuzuarit Baldedaj, avokati Miftar Qelaj, në këtë seancë, ka kërkuar nga gjykata hudhjen e aktakuzës dhe pushimin e procedurës penale ndaj klientit të tij.

“E gjithë aktakuza është ngritur mbi një ekspertizë financiare të cilën e ka kryer një ekspert jo i pavarur dhe i cili është në konflikt interesi dhe se në mungesë të provave aktakuza nuk ka mbështetje ligjore, andaj kërkoj nga gjykata që aktakuza e tillë të hudhet”, ka deklaruar avokati Qelaj.

Kurse, prokurori i rastit Mehdi Sefa, ka deklaruar se aktakuzën e ka mbështetur në prova të cilat konsiderohen të pranueshme për gjykatën, në kontratat e nënshkruara nga i akuzuari me TV “Opinion”, TV “Besa” dhe TV “Prizreni”, në ekspertizën e ekspertit financiar, në të cilën sipas tij, nuk ka kurrfarë konflikti interesi, ashtu siç pretendon mbrojtja.

Prokurori Sefa i ka kërkuar gjykatës që të refuzoi kërkesën e mbrojtjes për hudhjen e aktakuzës dhe që të caktoi shqyrtimin kryesor.

Gjykatësi Artan Sejrani, i ka njoftuar palët se vendimi do të merret jashtë seancës dhe për një gjë të tillë palët do të njoftohen me kohë.

Ilir Baldedaj, po akuzohet nga Prokuroria Themelore në Prizren, se gjatë periudhës gusht 2015 – dhjetor 2016, duke vepruar në cilësinë e drejtorit të Administratës Komunale të Prizrenit, ka lidhur kontratë me tri televizione lokale për të reklamuar shërbimet komunale.

Sipas aktakuzës, Baldedaj kontratat i ka lidhur me televizionet lokale pa procedura tenderuese dhe nga ekspertiza financiare ka rezultuar se pagesat për këto televizione janë më të mëdha se që janë paraparë në kontratë, duke dëmtuar buxhetin e Komunës së Prizrenit, në shumë prej rreth 70 mijë euro.

Aktakuza tutje përshkruan se televizionit “Opinion” i janë paguar rreth 37 mijë euro më shumë se pagesa e paraparë sipas kontratës, televizionit “Besa” rreth 25 mijë euro dhe televizionit “Prizreni” rreth 10 mijë euro./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Nektari i luginës së harruar

Enver Sulaj Unë nuk mund të hyj në vetminë tënde As në trishtimin tim në ditën e kryqëzimit Kur turma ulërinte drejt qiellit skëterrë. Unë nuk mund ta...

Prezantohet studimi i fizibilitetit për ndërtimin e teleferikut në Kalanë e Prizrenit

Në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, të nënshkruar mes Komunës së Prizrenit, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe PPSE-Swisscontact, sot, në...

Lajmet e Fundit