16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Pas tri vjetësh, gjendet kutia me vota

Zgjedhjet-ksNjë rast i paprecedent ka ndodhur në fshatin Zllakuqan të komunës së Klinës, kur policia ka gjetur një kuti votimit që besohet se i takon procesit zgjedhor të mbajtur më 17 nëntor të vitit 2010. Burime të sigurta të gazetës Tribuna brenda Policisë rajonale në Pejë, kanë bërë të ditur se kjo kuti është gjetur në këtë fshat pas pranimit të informacioneve nga një qytetar.

“Kutia është gjetur të dielën. Për momentin janë duke u zhvilluar hetimet se cilës qendër të votimit i takon apo nga kush është fshehur dhe rrethana të tjera”, ka thënë ky burim. Por zyrtarisht për këtë çështje askush nga policia nuk ka dashur të flasë. Të kontaktuar nga gazeta si në Prishtinë dhe në Pejë, zëdhënësit e zyrave përkatëse kanë thënë se nuk kanë informacione,shkruan Tribuna

“Aktualisht nuk jemi në dijeni për këtë çështje“, ka thënë zëdhënësi Brahim Sadria, derisa përgjigje pothuajse të njëjtë ka dhënë edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Teki Sylaj. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kanë bërë të ditur se ende një rast i tillë nuk është raportuar…

Më Shumë

100 vjet nga vrasja e Avni Rrustemit

Avni Rustemi vdiq pas një atentati në Tiranë pranë Pazarit të Ri, më 22 prill 1924. Atentati ndaj tij u krye më 20 prill,...

32 vjet nga rënia e dëshmorit, Alush Kryeziu

Janë bërë 32 vjet nga rënia heroike e dëshmorit të kombit, Alush (Nezir) Kryeziu. Kryeziu ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Ai është përkujtuar sot...

Lajmet e Fundit