16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Përplasja Trump-Erdogan për kurdët, cilit president i mbajnë anën në Prizren

Mbështetësit e Erdoganit në Prizren e përkrahin sulmin në Siri, por ka edhe të tillë që e kritikojnë, raporton T7

Më 9 tetor presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, urdhëroi një sulm ushtarak në verilindje të Sirisë, kundër kurdëve.

Sipas Erdoganit, këto sulme synojnë të krijojnë një “zonë të sigurt” dhe të shënjestrojë militantët kurdë, bashkë me grupin ekstremist, Shteti Islamik (ISIS).

Por, ndaj këtij aksioni ushtarak pati reagime të ashpra nga e gjithë bota.

Madje presidenti amerikan, Donald Trump, ia dërgoi një letër thuajse kërcënuese homologut turk.

Aty ai e porositi Erdoganin, që të mos e bëjë të fortin dhe të mos bëhej një “budalla”.

E pak orë pas kësaj letre Turqia u pajtua që të ketë një armëpushim 5 ditor.

Ndërkohë, për këtë çështje ka folur prapë shefi i shtetit amerikan, duke treguar se pse veproi në atë mënyrë.

E këto reagime të Donald Trump kanë zgjuar interesim në Kosovë.

Por, në shtetin më ri në Evropë jo të gjithë pajtohen me presidentin amerikan.

Sidomos komuniteti turk që kryesisht jeton në Prizren.

Madje ish deputeti i Kuvendit të Kosovës nga ky komunitet, Fikrim Damka, thotë se aksioni i Erdoganit kundër kurdëve është i nevojshëm.

Në anën tjetër, aktivisti i shoqërisë civile në Prizren, Ilir Gashi, thotë  se ajo çfarë po ndodh në jug të Turqisë nuk është luftë ndaj kurdëve.

E edhe banorët në këtë qytet janë në dy mendje sa i përket politikës së Erdoganit.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, sulmi në Siri, që zgjati një javë, shkaktoi më shumë se 500 të vdekur, midis të cilëve dhjetëra civilë, kryesisht kurdë, dhe shpërnguli 300.000 njerëz.

Më Shumë

Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Ballkani dhe Drita ka luajtur një ndeshje të madhe duke barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të derbit të javës së 30-të të Superligës...

52 vite më parë Bekim Fehmiu vizitoi për herë të parë Shqipërinë

Më 21 prill 1972 aktori kosovar me famë botërore Bekim Fehmiu vizitonte për herë të parë Shqipërinë. Fehmiu lindi në Sarajevë më 1 qershor 1936...

Lajmet e Fundit