Limaj në “DokuFest”, e ndjek dokumentarin ku është vetë protagonist

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga deputetë dhe ministra nga radhët e Nismës, po merr sonte pjesë në festivalin e filmit “DokuFest”.

Limaj ka parë dokumentarin “Patriotic Highway”, ku ai është protagonisti kryesor.

“Mundësi e mirë për të kujtuar edhe njëherë se çfarë padrejtësish dhe përndjekjesh politike na janë bërë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

“Përgëzoj organizatorët dhe të gjithë ata që bënë të mundur organizimin e festivalit të filmit “DokuFest”, i cili tanimë është kthyer në një nga festivalet më prestigjioze të filmit në Evropë duke e kthyer Prizrenin në një kryeqendër kulturore”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Më Shumë

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Lajmet e Fundit