Liverpool në panik, presidenti i UEFA-s nuk e mohon hipotezën e pabesueshme

Futbolli është në kaos. Federatat po bëjnë të pamundurën për të mbyllur kampionatet e ndërprera në mes, por fitorja ndaj koronavirusit është ende larg dhe vështirësitë janë shtuar. Shumë hipoteza janë në tavolinën e drejtuesve të futbollit.

Nuk përjashtohet as fakti që sezoni 2019-2020 të pezullohet dhe zerohet përfundimisht, ashtu siç është shprehur Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s. Klubi më i goditur do të ishte Liverpool, që e ka siguruar prej kohësh titullin kampion, një trofe që mungon prej 30 vitesh në Anfield.

“Nëse futbolli nuk rifillon së shpejti, nuk ka zgjidhje tjetër: Sezoni do të fshihet! Tre opsionet e fundit që na kanë mbetur, janë: Të rifillojmë sezonin në mes të muajit maj, në qershor ose në fund të qershorit”, thekson mes të tjerash Ceferin në një deklaratë të dhënë për Goal.

Më Shumë

Kosova voton sot

Kosova sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) një ditë më parë ka bërë të ditur se gjithçka është...

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Lajmet e Fundit