Muharremaj: Pas orës policore ka pasur turma në qytet – u bëj thirrje të rrini në shtëpi

Komuna e Suharekës ka një person të prekur me koroavirus, mirëpo se situata është nën kontroll.

Kështu tha kryetari Bali Muharremaj për Klan Kosova.

“Momentalisht situate është e qetë, kemi pas një rast dhe është duke u trajtuar në Prishtinë. Kam kontaktuar me bashkëshortin e saj dhe pritet që shumë shpejt pacientja të kthehet në shtëpi”.

Muharremaj theksoi se kanë dezinfektuar rrugët dhe fshatrat, njofton Klan Kosova.

“Kemi marrë masa qysh para 10 dite, tri ekipe i kemi në dispozicion dhe kemi vendos një tendë në oborrin e QKMF-së ku aty kontrollohen pacientët e dyshuar”.

Muharremaj mes tjerash shprehu shqetësimin rreth vendimit të Qeverisë rreth kufizimit të lëvizjes.

“Dje pas vendosjes së orës policore, pas orës 16:00 ka pasur turma në qytet – u bëjë thirrje njerëzve të mos dalin dhe të mos bëjnë panik”

Mes tjerash Muharremaj tregoi se miell mjaft dhe se shumë donacione janë duke u dërguar në Suharekë.

Më Shumë

Konfirmohet linja e deleve në Suharekë/ AUV-i merr masa urgjente në të gjithë vendin

Në fshatin Delloc të Suharekës është konfirmuar prezenca e sëmundjes “lija e deleve/dhive (Sheep Pox/GoatPox)”. Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia e Ushqimit dhe...

Vetëvendosje takon rininë e Prizrenit

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Prizren ka zhvilluar një takim me të rinjtë e qytetit në kuadër të aktiviteteve të fushatës parazgjedhore. Në këtë aktivitet mori...

Lajmet e Fundit