Ndërron jetë ish-i dashuri i Jennifer Lopez, David Cruz

Ish-i dashuri i Jennifer Lopez, David Cruz ka vdekur, konfirmoi të hënën Zyra e Shefit të Mjekësisë së New Yorkut për Fox News.

Sipas TMZ, ai vdiq të shtunën në moshën 51-vjeçare nga sëmundjet e zemrës.

Cruz u takua me Lopez për një dekadë pasi ish-çifti u bashkuan me njëri-tjetrin kur superylli i muzikës pop ishte vetëm 15-vjeçe dhe qëndroi me të deri në mesin e viteve 1990.

Ai kishte qenë me Lopez në shumë evenimente të rëndësishme, madje e shoqëroi atë edhe në premierën e filmit “Money Train” në nëntor 1995.

Sipas TMZ, i cili raportoi i pari për vdekjen e David, Cruz ka lënë pas partneren e tij, Isa Cruz, teksa kjo e fundit e përshkroi si person ‘shumë të mirë dhe të dashur’.

“Ai kurrë nuk mbajti asgjë dhe ishte gjithmonë shumë i hapur”, ka thënë Isa. “Ishte një baba i përkushtuar, ai i donte Yankees dhe Knicks. David gjithmonë sigurohej që t’i mbaronte gjërat me një ‘Të dua ty’”.

Lopez që nga ajo kohë ka vazhduar më tej romancat e tjera të dashurisë, përfshirë Diddy, Ben Affleck, Drake dhe Casper Smart.

Ajo gjithashtu u martua me Marc Anthony dhe pati dy fëmijë – Emme dhe Max. Divorci i tyre u finalizua në vitin 2014.

Lopez aktualisht është e fejuar dhe pritet të martohet së shpejti me ish-bejsbollistin Alex Rodriguez. /Telegrafi/

Më Shumë

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Lajmet e Fundit