7.3 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

“Nëse nuk do ta fitoja meçin, karriera ime merrte fund”

Haxhi Krasniqi ka thënë se meçi për titull të botës kundër Dominic Boesel ishte përcaktues për karrierën e tij.

Ai ka thënë se në rast të disfatës, do t’i varte dorëzat në gozhdë, por që ka besuar më tepër në fitore – ajo që edhe ngjau.

“Nuk kam dyshuar në veten për këtë ndeshje. Kemi qenë shumë të përgatitur. Aty është edhe punë fati. Synimi ka qenë vetëm titulli i botës. Nëse nuk do të ndodhte do të ishte përfundimi i karrierës. Por kam qenë i bindur se do të ishte vetëm fillimi i karrierës”, ka thënë Krasniqi, njofton Klan Kosova.

Ai është shprehur se nuk e ka në plane afatshkurta pensionimin, ndonëse ka potencuar se janë prindërit të tij që e duan këtë më shumë se gjithçka.


“Sikur ta dëgjoja babanë dhe nënën moti do t’i lija dorëzat. Dhimbjen më të madhe e kanë pasur prindërit dhe për zhgënjimet. Kanë vuajtur shumë. Gjithmonë jam munduar para tyre një buzëqesh. Ata e dinë rrugën time dhe ata i kanë dridhjet ekstreme dhe mezi e presin ditën kur do ta le boksin. Baba do të gëzohej që ta merrja atë vendim, por nuk është koha ende. Nuk jam i përmbushur ende”.

Bërtima që ka nxjerr nga kraharori pasi nokautoi gjermanin, Krasniqi ka thënë se është dëgjuar deri te Zoti.

“Mendimi i parë ka qenë zoti na i shpërbleu 15 vjet. S’mund ta shpreh në fjalë se sa e rrezikshme ka qenë. Është dashur të realizohet. Zoti më ka dëgjuar lart bërtimën dhe gëzimin që e kam pasur. Atë gëzim nuk mund ta përjetoj kurrë”.

Ndër të tjera, Krasniqi ka theksuar si në ring kishte hyrë për “jetë a vdekje”.

“K
am thënë se njëri do të përfundojë në spital, por çdo analizë i ka dalë mirë [Boesel]. Është sport i rrezikshëm dhe nënshkruajmë me dorën tonë që edhe të vdesim është pjesë e lojës”.

Më Shumë

Emilja Rexhepi paralajmëron se do t’i drejtohet Kushtetueses pasi Supremja ia refuzoi ankesën

Kryetarja e Partisë së Re Demokratike, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se do të drejtohet në Gjykatën Kushtetuese dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare, pasi ankesa...

Dëmtohet fusha nga mjetet piroteknike në ndeshjen Liria–Trepça ’89

Sot në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, gjatë ndeshjes së Ligës së Parë, ndërmjet Lirisë dhe Trepçës ’89, u dëmtua fusha me bari artificial...

Lajmet e Fundit