8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Rikthimi i garës së liderëve politik për Prizrenin

qaza 2Shkruan: Qazim THAÇI

Prizreni, jo vetëm në kohën të para fushatës,por të thuash gjatë tërë vitit ka një rol dhe rëndësi tjetër. Kjo ndoshta për shkak të arkitekturës ose vetëm për faktin e gjendjes gjeografike. Por , këtë qytet e përshkojnë situata krejt tjera, sidomos gjatë fushatave zgjedhore. Të gjithë liderët politik, duke filluar nga ai i PDK-së Hashim Thaçi, LDK-së Isa Mustafa, AAK-së Ramush Haradinaj, AKR-së, Behegjet Pacolli, dhe ai Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, i përkasin qyteteve të tjera të Kosovës.I vetëmi prej tyre nga ky qytet është kryetari i BD-së, Zafir Berisha.

Në fushatat zgjedhore, këta liderë politikë, aq shumë i përkushtohen qytetit të Lumëbardhit, Besëlidhjes, duke emërtuar me emra të ndryshëm, madje edhe Jerusalem.

Tashmë është publike dhe e konfirmuar sëpaku tani e 15 vjet,se Prizreni është barometri më i mirë politik për Kosovën e vogël, të shumë partive e të shumë problemeve në vend.

Vikendeve të kaluara të gjithë liderët politik qëndëruan në Prizren.Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Albin Kurti, Behxhet Pacolli, Fatmir Limaj, Ferit Agani,kanë shpeshtuar vizitat e tyre në këtë qytet.

Por, pse të gjithë këta liderë politik iu kanë rikthyer Prizrenit?

Që shtatë vite Prizrenin e ka fituar PDK-ja, si në zgjedhjet lokale, po edhe ato qendërore. Në dukjen e parë duket se ka diskrepancë organizative në degën e PDK-së, sepse shpesh dalin emra për kryetar pa konfirmime zyrtare, andaj kjo lë përshtypjen se ka zëra ndryshe. Mirëpo, siç duket tashmë edhe publikisht dihet se Hashim Thaçi, Prizrenin e ka nën përkushtimin edhe personal. Ai këtë e dëshmon jo vetëm nëpër fushata, por edhe në intervista jopolitike, dukë potencuar se ‘Prizrenin e donë për të jetuar, e do për shkak të diverzitetit që ka’ . Ai, këtë e ka dëshmuar, pasi që ka arritur t’i fitojë tri palë zgjedhje me kandidatin Ramadan Muja.

Prizreni nuk është më pak i rëndësishëm edhe për subjektet tjera politike. LDK-ja nuk ka pasur forcë t’ia kalojë, deri më tani dhe të ia marrë primatin “ mbretit të jugut të Kosovës, në kuadër të LDK së Eqrem Kryeziut.
Të tjerët nuk kanë arritur ta kenë forcën e madhe politike , por nuk i kanë më të vogla synimet se Thaçi. Kjo u dëshmua para një jave në promovimin Nisma, kur Fatmir Limaj, nguli këmbë, duke thënë se ” në Prizren do të fitojmë , sepse nga këtu e kam nënën dhe këtu kam mësuar të ecë e të flasë”.

Dega e LDK-së deri më tash ka pasur vetëm një adresë,i cili ishte Eqrem Kryeziu.Por , për herë të parë që nga themelimi i kësaj dege më 1989, iu deshtë Kryeziut të mos mbetet në krye të kësaj dege, duke bërë një Këshill Koordinues. Kjo në fakt tashmë publikisht shihet se po rrënon “Mbretërinë” që është menduar që e kishte LDK-ja.Andaj sadoqë ata patën fillimisht ndarësi, e pastaj një lloj përbashkimi, kjo nuk jep garanci për parti të fortë. Sado që tashmë synimet e LDK-së janë për të fituar…..

Vetë fakti se Prizreni gjeografikisht është në Dukagjin, nuk është pa pretendime edhe Ramush Haradinaj. Ai tashme duke parë se brenda AAK-së nuk gjendet sfidues të fuqishëm për të parin e Komunë, kësaj radhe ndërroi taktikën. Lulzim Kabashin një sfidantë politik e morri nga LDD-ja dhe e inauguroi të parinë e Degës së AAK-së në Prizren. Në mos më shumë pretendimet tashmë i ka më të mëdha.

Ndërkaq, aktualisht ende nuk e ka pozicionuar përcaktimin VV-ja, ngase atje brenda Degës thuhet se ka ende mos-definime konkrete. Caktimi i Jeton Jakxhiut, në postin e koordinatorit, thuaja se këtë subjekte politik e rikthen brenda qytetarëve…Pavarësisht kësaj, mbetet të konfirmohen edhe zyrtarisht emërtimet e reja në këtë subjekt politik.

Kryetari i BD-së në Prizren, Zafir Berisha, në zgjedhjet e fundit lokale, morri vota më shumë se sa kanë pritur edhe partitë e mëdh, por edhe ata pak analistë të këtij qyteti. Kurse analistët nga Prishtina , hiq Shkëlzen Maliqin që është i lindur në këtë qytet, të tjerët e huqin gjithmonë analizën për Prizrenin. Ky qytet është barometër i çuditshëm.

Por, zgjedhjet qendrore, Zafir Berishën e frikësojnë ngase, me votat që i ka edhe kështu nuk i garantojnë votat të mjaftueshme për deputet, sepse deputetit i duhen mbi 10 mije vota , ato të cilat me gjithë potencialin që ka Berisha e druajnë siç duket. “Andaj ka një heshtje të zërit të BD –së,”,pohon z. Fusha

Sa herë vije koha e fushatave, qyteti i Prizrenit, fillon të merrë edhe sinonime të ndryshme si qytet i Besëlidhjes, traditës, diverzitetit kombëtar e gjuhësor, deri në Jerusalem. Por, kontesti i emërtimin Jerusalem për partitë e mëdha p.sh për Hashim Thaçin është fakt se po u fitua Prizreni, fitohet Kosova, këtë e kanë dhe LDK, AAK , AKR , PD e subjekte tjera që garojnë për zgjedhje, e jo rrallë duket se luftojnë për Prizrenin. Ngase qytetet rajonale janë edhe Gjilani, Ferizaji, Peja e Gjakova, por Prizreni të gjithë thonë “ Prizreni është Prizren…..”

Por, deri më tani Prizreni nuk ka pasur përfaqësim të denjë në nivel qendror. Ky paralajmërim shpresohet se kësaj radhe tek; PDK, LDK, AAK,AKR, NISMA, BD dhe subjektet e tjera politike, do të jetë një sinjal për të analizuar më mirë se kush duhet të përfaqësojë Prizrenin në garën e zgjedhjeve qendrore.

(Autori është kryeredaktor në RTV “Besa” dhe korrespodent nga Prizreni i gazetës “Kosova Sot”)

Më Shumë

Bëhen të ditura terminet për ndeshjet e dyta të gjysmëfinaleve të playoffit

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar sot në faqen zyrtare të saj terminet e ndeshjeve të dyta të serive gjysmëfinale të playoffit. Peja, që...

Akil Gjakova lë pas problemet jashtë sportit, përfaqëson Kosovën në Evropianin e xhudos

Xhudisti Akil Gjakova do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian për Senior që do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë nga 25-27 prill. Ky muaj...

Lajmet e Fundit