13.2 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Pasi vdes, një person nga Malisheva konfirmohet pozitiv me Covid-19

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se një person i cili ka vdekur dhe është varrosur, sot ka dalur pozitiv me virusin Covid-19.

“Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar 7 raste të reja me covid-19, por njëri prej tyre është person i vdekur, i cili është varrosur sot, dhe po sot është konfirmuar me Covid-19. Të dhënat janë të konfirmuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin e rregullt me Komunën e Malishevës, si dhe në kontaktet direkte me familjet e prekurve”, është thënë nga kjo komunë.

Përndryshe, sipas Komunës së Malishevës, rastet e regjistruara sot me Covid vijnë nga këto vendbanime: 2 raste në Bubavec, 2 raste në Carrallukë, 1 rast në Kijevë dhe 1 rast në Malishevë.

“Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: gjithsejtë të prekur me Covid-19 janë regjistruar 360 persona, prej tyre 264 janë shëruar, 26 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 70 persona”, kanë thënë ata.

Një rast i njëjtë si ky, ka ndodhur dje edhe në Mitrovicë.

Trupi i pa jetë i një 84-vjeçari ka qëndruar për gati 6 orë në dhomën e njëjtë me pacientët e tjerë në Spitalin e Mitrovicës “Sami Haxhibeqiri”. Pas vdekjes, ai kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

Më Shumë

Vdes i vetaksidentuari më 17 shkurt në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që kishte ndodhur më 17 shkurt 2026 në Autostradën Autostrada Ibrahim Rugova, në...

Pensionohet gjyqtari Hashim Çollaku

Pas një përvoje pune prej njëzetegjashtë (26) vjetësh në gjyqësor, gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Hashim Çollaku ka arritur moshën e pensionimit. Kryetari Totaj ka...

Lajmet e Fundit