Përfundon numërimi i të gjitha votave në Prizren, VV del e para e ndjekur nga PDK

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka numëruar të gjitha votat në komunën e Prizrenit.

Sipas të dhënave preliminare të KQZ-së, partia fituese në Prizren është Lëvizja Vetëvendosje me 16 mijë e 842 vota ose 26.25 për qind, pas saj radhitet Partia Demokratike e Kosovës me 13 mijë e 989 vota ose 21.80 për qind, transmeton Telegrafi.

Vendin e tretë e zë Lidhja Demokratike e Kosovës me 12 mijë e 34o vota ose 19.23 për qind.

KQZ bën të ditur se VAKAT në zgjedhjet e së dielës ka marrë 4 mijë e 277 vota ose 6.67 për qind, kurse koalicioni AAK-PSD në Prizren ka marrë 3 mijë e 990 vota ose 6.22 për qind.

Në komunën e Prizrenit, numri i fletëvotimeve të pavlefshme dhe të zbrazëta është 4.43.

Gjithsej vendvotime në Prizren ishin 222.

Më Shumë

Numërimi i votave drejt fundit, LVV 44.11%, PDK 20.80% dhe LDK 17.11%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi i verifikimit dhe numërimit të votave po vazhdon në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) dhe në...

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje 78 vjeçarin në Prizren

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur dje në Prizren. Në raportin e PK’së, thuhet se, viktima, ishte dërguar...

Lajmet e Fundit