Policia ndërprenë garat tek Ura e Fshejtë, nuk e respektuan distancën fizike

Teksa po mbaheshin garat tradicionale për kërcim nga Ura e Fshejtë, Policia e Kosovës ka ndërprerë aktivitetin për shkak të mos respektimit të distancës fizike, raporton arbresh.info.

Nga ana tjetër reporterët e arbresh.info, nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se Policia e Kosovës, disa herë radhazi i kishte tërhequr vëmendjen e shikuesve për të mbajtur distancën fizike, por të njëjtit nuk i respektuan këto urdhra.

Gara tek “Ura e shenjtë” në Gjakovë, të rinjtë s'brengosen fare ...

Ndërkaq zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj ka thënë për arbresh.info se nuk është në dijeni të situatës.

“Nuk kam informacione të sakta në lidhje me atë se çfarë po ndodhë atje, mbesim në kontakt”, tha ai për arbresh.info.

Ndryshe kërcimet nga e këtij viti në Urën e Fshejtë po bëheshin për Adilin, i cili vdiq në këto gara.

Më Shumë

Shkolla “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, organizon nesër mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit, Ismet Reka

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit do të organizojë nesër një mbledhje komemorative në nderim të mësimdhënësit...

Sindikata e Policisë ngushëllon familjen e policit Rexhep Gashi, që humbi jetën gjatë detyrës në Vërmicë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka reaguar pas vdekjes tragjike të zyrtarit policor Rexhep Gashi, i cili humbi jetën në orët e hershme të...

Lajmet e Fundit