7.9 C
Prizren
E shtunë, 15 Nëntor, 2025

RB Leipzig shkruan historinë – kalon në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Nuk e bëri Atalanta, por u përkujdes RB Leipzig për befasinë më të këndshme të këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Skuadra gjermane ka shënuar fitore 2-1 ndaj Atletico Madrid në çerekfinale duke kaluar në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Për klubin gjerman ky është një sukses historik, pasi kurrë më parë nuk kishte arritur që të jetë në mesin e katër skuadrave më të mira në Evropë.

T’i kthehemi ndeshjes ku është zhvilluar një 90 minutësh i zjarrtë, edhe pse në pjesën e parë munguan golat.

Dy skuadrat patën raste të mira shënimi, por 45 minutat e parë përfunduan ashtu siç filluan pa gola 0-0.

Leipzig e nisi për mrekulli pjesën e dytë, ku në minutën e 51-të Dani Olmo shënoi me kokë pas asistimit nga Sabitzer për 1-0.

Atletico Madrid fitoi një penallti në minutën e 70-të, pasi Joao Felix u pengua në zonë nga Klostermann.

I saktë nga pika e bardhë ishte sulmuesi portugez që barazoi gjithçka.

Por dy minuta para fundit të ndeshjes, Leipzig arriti të shënojnë golin historik.

Mesfushori amerikan i inkuadruar në lojë, Tyler Adams shënoi një gol nga distanca, gol që doli të jetë vendimtar për fitoren e skuadrës së tij.

Kësisoj RB Leipzig shkaktoi befasinë më të madhe këtë edicion të Ligës së Kampionëve, teksa në gjysmëfinale do të përballet me kampionin francez Paris Saint Germain. /Telegrafi/

Më Shumë

Numër i ulët i votuesve në Prizren

Menaxherët e qendrave të votimit në Prizren siç raporton RTV21 janë ankuar për numër të vogël të votuesve. Por, siç raporton RTV21 në Prizren në...

Latifi: Fitorja për ne nuk ka qenë befasi

Smajl Latifi, ka arritur ta konfirmojë edhe mandatin e tretë në krye të Rahovecit.   Ai e ka mposhtur kundërkandidatin nga Lëvizja Vetëvendosje, Ali Dula. Latifi i...

Lajmet e Fundit