11.7 C
Prizren
E martë, 18 Nëntor, 2025

Reçica i vendosur për njohjen e stazhit të punës së punonjësve të dëbuar me dhunë nga puna nga regjimi serb

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica,  ka takuar sot sindikatën e ish-policëve të Kosovës të viteve 90-ta, në krye me Fatmir Tashollin, për të diskutuar lidhur me njohjen e stazhit të punës së punonjësve të dëbuar me dhunë nga puna nga regjimi serb i asaj kohe.

Reçica i njoftoi sindikalistët se Ministria e Punë dhe Mirëqenies Sociale tashmë ka proceduar për miratim në qeveri Projektligjin për Plotësim-ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti dhe është në diskutime me Zyrën e Kryeministrit për të shtyrë para këtë projektligj.

Ai siguroi sindikalistët se është duke bërë përpjekje të mëdha që ky projektligj të miratohet në Qeveri këtë vit, me ç’rast do të eliminohej një padrejtësi e madhe që iu është bërë kësaj kategorie të shoqërisë me vite të tëra, transmeton Klan Kosov

Më Shumë

Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të Prizrenit

KRU Hidroregjioni Jugor ka njoftuar qytetarët e disa rrugëve dhe lagjeve të qytetit se, sot, më 13.11.2025, do të zhvillohen punime për riparimin e...

Ish-polici Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Prizren

I akuzuari për krime lufte, Shaqir Lutvija është dënuar me 10 vjet burgim. Ai akuzohet se në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor...

Lajmet e Fundit