Rita Ora kapet mat duke u argëtuar me të dashurin e saj të ri

Rita Ora është parë duke u argëtuar me të dashurin e saj Romain Gavras teksa marrin rreze dielli në Ibiza me miqtë e tyre.

Partner i Rita Orës iu bashkua asaj të mërkurën teksa lundronin përgjatë mesdheut gjatë qëndrimit të tyre në Ibiza.

Image

Çifti po shijon pushimet e para post karantinimit, në ishullin balearic, duke shfrytëzuar uljen e masave strikte kundrejt udhëtimeve për shkak të koronavirusit.

Ata shfaqen shumë të relaksuar teksa argëtohen duke notuar dhe shfrytëzuar pamjen piktoreske të ishullit.

Veshur me një bikini lejla dhe pink, Rita tregon trupin e saj të tonifikuar teksa hyp në një varkë me një grup të madh miqsh.

Image

Edhe pse të rrethuar nga shumë njerëz, Rita dhe Romain,39 vjec, duket se kanë sy vetëm për njëri tjetrin teksa hidhen nga varka, së bashku me producentin e Ritës.

Gjithashtu për shkak të temperaturës së lartë, në një moment Rita vendosi të dilte topless dhe me pas u hodh në ujë bashke me Romainin.

Duket se Rita dhe partneri i saj po i shfrytëzojnë në maksimum pushimet e tyre.

ImageImageImage

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Lajmet e Fundit