9.4 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Rreth 140 kosovarë pritet të riatdhesohen nesër nga Gjermania

Rreth 140 kosovarë pritet të kthehen në vendlindje nga Gjermania mëngjesin e nesërm.

Aeroplani do të vijë nga aeroporti i Stuttgartit në Gjermani dhe nuk duhet se a ka ndonjë kosovarë që po kthehet nga ndonjë shtet tjetër, njofton Klan Kosova

Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar Valdet Hashani nga Ministria e Shëndetësisë.

“Fluturimi bëhet nga Stuttgarti dhe pritet të arrijë në ora 8:30 në mëngjes, mendohet se janë rreth 140 kosovarë që kthehen në vend”.

“Nuk e di se a ka nga ndonjë shtet tjetër apo të gjithë të kthyerit po kthehen nga Gjermania”.

Kujtojmë se sot kanë ardhur 138 kosovarë nga Londra dhe të gjithë kanë shkruar në vetizolim për 14 ditë me vendim të mjekëve që ishin në aeroport.

Hashani tha se nuk dihet nëse do të zbatohet e njëjta procedurë edhe me personat që do të kthehen nesër pasi këtë e vendosin mjekët që gjenden në aeroport.

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 2,500 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka nxjerr statistikat e përgjithshme të 24-orëve të fundit. Sipas të dhënave të policisë, gjatë 24 orëshit të datës 17.03.2026, u shqiptuan...

Nis rritja e çmimeve në linjën Prishtinë-Prizren

Me rritjen e çmimit të naftës, ka nga nesër do të fillojë edhe rritja e çmimeve për transportin ndërurban. Kështu ka bërë të ditur një...

Lajmet e Fundit