0.9 C
Prizren
E diel, 14 Dhjetor, 2025

Si këndonte Enver Hoxha pasi i vriste “kundërshtarët” e tij? Dalin të pathënat rrënqethëse për jetën private

Gjatë periudhës së komunizmit shqiptarëve, përmes propagandës, ju dha për konsum një udhëheqës madhështor, babaxhan, i dashur me popullin e të tjera.

Por kush ishte Enver Hoxha përtej kësaj fasade?

Ndërtuar përmes rrëfimeve apo shënimeve të disa personazheve që e njohën nga afër, seria e re e emisionit Abc/Story, që do të shfaqet premierë të shtunën në orën 22:15, ndërton një profil krejt të panjohur për Enver Hoxhën.

Zemërak, katil, deri në shtatë breza me të gjithë ata që i konsideronte armiq, i paduruar, mosbesues, dhe tmerrësisht i lodhshëm për sekretarët dhe stafin e tij në Komitetin Qendror të Partisë, Enver Hoxha ishte konvertuar në një personazh të frikshëm.

Të frikshëm e kishin bërë lufta e egër me të gjithë ata që i kishte konsideruar kundërshtarë të regjimit të tij, pushkatimet, burgosjet dhe internimet masive, porse lufta periodike brenda Partisë, eleminimet një pas një të bashkëpunëtorëve dhe kolegëve të afërt të kohës së luftës, e kishin shndërruar në një demon.

Një demon, që sipas njerëzve që e njohën nga afër, niste të këndonte këngën e Mentor Xhemalit “Për ty atdhe”, sa herë dëgjonte gjykatësin të shqiptonte dënimin me vdekje të ish-miqve e ish-kolegëve të tij.

Pikërisht një profil sa më të përafërt të Enver Hoxhës që nuk kemi njohur mëton të ndërtojë edhe kjo seri, që vendoset në fund të këtij cikli dokumentarësh.

Më Shumë

Ylli shkëlqen në Gjakovë

Golden Eagle Ylli shënoi fitore shumë të rëndësishme ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me shifrat 66:71 (19:20, 17:21, 10:19, 20:11). Takimi në Gjakovë ishte interesant. Periudha...

E diel e vranët, vende-vende riga shiu

Të dielën parashihet të mbajë mot të vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet...

Lajmet e Fundit