Sot u nënshkruan marrëveshjet për subvencionimin në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit në Malishevë

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Malishevës, përkatësisht drejtori i kësaj drejtorie, Rexhep Mazreku, ka nënshkruar marrëveshjet për subvencionimin e organizatave joqeveritare kulturore, rinore dhe sportive, bazuar në thirrjen 01-428 për përkrahje financiare të OJQ-ve për projektet e tyre.

Mazreku i ka uruar të gjitha organizatat përfituese në sferën e kulturë, rinisë dhe sportit.

“Komuna e Malishevës, do të vazhdoj të mbështes në vazhdimësi këtë sektor, përmes subvencionimit dhe përkrahjes tjetër, me qëllim të rritjes së aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive, pasi ky është prioritet i qeverisë Begaj”, ka thënë Mazreku.

Bazuar në shpalljen publike dhe në të dhënat e publikuara nga drejtoria, janë subvencionuar 16 organizata të ndryshme sportive, kulturore dhe rinore, ndërsa shuma e përgjithshme e këtij subvencionimi nga Komuna e Malishevës, është 50 mijë euro.

Më Shumë

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Ansambli “Gurra” triumfon në festivalin “Anadrinia Jehon”

Është përmbyllur me sukses edicioni jubilar i 25-të i Festivalit të Folklorit “Anadrinia Jehon”, i cili për disa net me radhë mblodhi në Dejnë...

Lajmet e Fundit