5.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Sukseset e pandalshme të vogëlushes Stina Sallauka (Video)

Sukseset e pandalshme të vogëlushes Stina Sallauka, nuk kanë të ndalur, e cila vazhdon të bëjë krenar Prizrenin dhe familjen e saj. Në dy gara të rëndësishme ajo ishte më e mira . U shpërblye me “Kupën e Kastriotit” në garën që u mbajt në Ferizaj.

Stina Sallauka sapo i ka mbushur 10-të vjet dhe bart një epitet të lartë , quhet “Zonjusha e hekurt” Këtë emër ajo e fitoi me luftë të pastër sportive.

Sapo mbushi dekadën e parë të jetës , mori të drejtën të marrë pjesë në garë . Për një muaj mori pjesë në dy gara të rëndësishme . E sërish kjo vogëlushe nuk u thye . U kthye në Prizren me medalje dhe kupa.

Stërvitet çdo ditë , por në ambient të hapur. Trajnerja e saj është Elona Kolgeci edhe kjo një karateiste e re që ka shumë suksese në këtë sport. Me të Stina ndihet mirë..

Tashmë emri i Stinës është i njohur jo vetëm në Prizren për të arriturat e saj dhe prindërit po bëjnë të pamundurën për t’ia plotësuar kushtet.

Megjithëse ende e vogël , ajo ka një idhull.

Ka mbi 60 –të medalje dhe kupa e përkundër se është shumë luftarake në tapet në jetën e përditshme është një vajzë e këndshme dhe e ëmbël.

Më Shumë

Lajmet e Fundit