14.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

Tempulli i dashurisë

Prend Ndoja, SHBA

 

Në portën e thyer,
Të mallkuarit hynë,
Tempullit pamjen ia ndryshuan,
Dritare mbyllën – ërrësirë dhuruan.

Tempulli i rrënuar,
Gjatë shekujve në robëri
Nga gurët e shkelur,
U ngrit përsëri.

Tani s’dimë si të jetojmë të lirë,
Mitin e lashtë ilir e trashëguam:
-Gjarpri të respektohet si perëndi,
Thonë, Ai sjell fat në çdo shtëpi.

Gjarpri mbetet Gjarpër,
Populli do t’i kalojë shtigjet,
Tempulli do të lulëzojë,
E gjarpri do të digjet…/ PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit